• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACION NË SIRI/ Policia konfirmon: Riatdhesuam 3 gra dhe 10 të mitur nga kampet e përqendrimit (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACION NË SIRI/ Policia konfirmon: Riatdhesuam 3 gra dhe 10 të mitur nga kampet e përqendrimit (DETAJET)

28 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Extraction 4”.
Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në kampet e përqëndrimit, në Siri.
Në lidhje me këtë operacion ju informojmë se:

Prej datës 19.05.2022 deri në datën 27.05.2022, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët kosovarë, është përfshirë në një operacion të koordinuar nga partnerët amerikanë, për identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në kampet në Siri.

E FUNDIT/ Operacioni në Siri, policia konfirmon: Riatdhesuam 3 gra dhe 10 të mitur nga kampet e përqendrimit (DETAJET)Ky operacion u zhvillua në disa kampe famëkeqe si Al-Hawl dhe Roj, si dhe në kampe të tjerë.
Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët amerikanë dhe forcat kurde u bë e mundur identifikimi dhe gjetja, në kampet Al-Hawl dhe Roj, e 13 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 3 gra dhe 10 të mitur.

Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Edhe në fazën e katërt të këtij operacioni u pa qartë se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale për të punuar si e barabartë me partnerët në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit .

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me ata strategjikë, me qëllim identifikimin, lokalizimi dhe riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet famëkeqe të Sirisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E ISH-PRESIDENTIT NISHANI/ Këshilli Kombëtar një minutë heshtje në nder të tij (VIDEO)
Previous article NDARJA NGA JETA E BUJAR NISHANIT/ Pacolli: Do ta mbaj mend si njeri të urtë dhe me integritet

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në… Aktualitet

"I THASH MOS TA NGACMONTE SHOQEN, POR..."/ Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT