KOSOVE– Në zbatim të Planit Operativ “Maji 2018”, marrjes së masave dhe verifikimin e informatave nga terreni, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së, ka realizuar kontrolle dhe inspektime rutinë ne 28 bare dhe lokale të ndryshme. 7 nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë, raporton “Zëri.info”.
Në këtë operacion policia u ka marrë dokumentet e identifikimit 183 femrave, mes të cilave 122 janë nga Shqipëria të cilat mendohen se punonin në këto lokale
“Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri (183) femra (122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare). Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat për t’u paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”- thuhet në komunikatën e policisë.
Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.
Policia e Kosoves mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.


