Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia dhe djali i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.
Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: B. J., 24 vjeç banues në Bathore, Kamëz.
Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasve M. J dhe B. J.


