• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPERACION I PËRBASHKËT I USHTRISË/ Si u arrestua trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi
Home
Nderkombetare

OPERACION I PËRBASHKËT I USHTRISË/ Si u arrestua trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi

24 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe udhëheqësi i bandës më të madhe kriminale në këtë shtet është arrestuar. Dairo Antonio Úsuga, i njohur si Otoniel, është kapur të shtunën gjatë një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë.

Qeveria kishte ofruar 800,000 dollarë shpërblim për informacionet rreth vendndodhjes së tij, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kishin ofruar pesë milionë dollarë për kokën e tij.

Presidenti i Kolumbisë, Iván Duque përmes një mesazhi televiziv lavdëroi autoritetet për kapjen e Otonielit.

“Kjo është goditja më e madhe kundër trafikimit të drogës në shtetin tonë në këtë shekull. Kjo goditje mund të krahasohet vetëm me rënien e Pablo Escobarit në vitet e 90-ta”, tha ai, raporton BBC.

 

 

Otoniel u kap në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, që gjendet pranë kufirit me Panamanë. Ai kishte përdorur një rrjet të shtëpive të sigurta për të lëvizur dhe për të shmangur arrestimin. Sipas autoriteteve, ai nuk kishte përdorur telefon celular, por kishte përdorur korrierët e tij për të komunikuar. Megjithatë, sipas gazetës El Tiempo, vendndodhja e tij u zbulua rreth dy javë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në operacionin për kapjen e tij u përfshin 500 ushtarë, të mbështetur nga 22 helikopterë. Një zyrtar policor u vra gjatë këtij operacioni.

Sipas shefit të policisë, Jorge Vargas, lëvizjes e tij ishin gjurmuar përmes imazheve satelitore. Agjencitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kishin qenë të përfshira në operacionin për gjetjen e Otonielit.

Otoniel, 50 vjeç, u bë kreu i Klanit të Gjirit, që më herët njihej me emrin Klani Usuga, pasi udhëheqësi i mëparshëm, vëllai i tij, u vra nga policia gjatë një bastisjeje gati dhjetë vjet më parë.

Autoritetet kolumbiane e cilësojnë këtë bandë si organizatën më të fuqishme kriminale në shtet, ndërkaq autoritetet në SHBA e kanë përshkruar atë si një organizatë “të armatosur rëndë dhe shumë të dhunshme”.

Banda, që operon në shumë provinca, ka shumë lidhje ndërkombëtare dhe është e përfshirë në kontrabandën e drogës dhe njerëzve, nxjerrjen e paligjshme të arit dhe zhvatje.

Banda e Otonielit kontrollon shumë rrugë që përdoren për trafikimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA, por edhe në shtete të tjera, përfshirë edhe Rusinë.

Otoniel tani përballet me një sërë akuzash, përfshirë edhe trafikimin e kokainës në SHBA, vrasjen e zyrtarëve policorë dhe rekrutimin e fëmijëve.

Ndaj tij, SHBA-ja kishte ngritur akuza më 2009 dhe ai përballet me mundësinë ekstradimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Një legjendë e Milanit mban rekordin, Ibrahimovic hyn në histori të Serisë A
Previous article "I KISHA 20-ÇE, MË MORËN EDHE SHOTGUNIN"/ Biznesmeni rrëfen grabitjen: Mund të iki nga Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT