Ai kishte 3 kg e gjysmë kokainë në makinën e tij. Korrieri shqiptar i trafikut të drogës është 26 vjeçari me iniciale K.H, me origjinë nga Durrësi por banues për një kohë të gjatë në Emilia Romagna.
Ai është arrestuar gjatë natës së shkuar nga policia e Chietit me sasinë e konsiderueshme të drogës.
I riu shqiptar u arrestua teksa drejtonte një Mercedes B Class, duke kaluar në San Salvo.
Në sediljen e pasme të makinës ishte krijuar një hapësirë e posaçme ku ishin vendosur tre pako me kokainë.
Gjatë hetimeve të menjëhershme, policia arrestoi edhe një 30 vjeçar shqiptar me iniciale F.C, i cili ra në rrjetën e karabinierëve teksa fliste me korrierin e kokainës.
Shqiptari i dytë i arrestuar u gjet në posedim të një sasie të madhe parash, që me sa duket shërbenin si “garanci” për drogës.
Lënda narkotike, nëse do të shitej në tregon do t’u sillte 500 mijë euro fitime. Të arrestuarit u dërguan në qelitë e paraburgimit në Chieti.


