Një operacion “blic” po zhvillon policia dhe FNSH në Fushë-Krujë.
Bëhet me dije se forca të shumta të policisë të ardhura nga Tirana kanë zbarkuar ditën e sotme në Fushë-Krujë.
Mësohet se ata do të zhvillojnë disa kontrolle në fshatra pasi dyshohet për parcela me drogë.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë parcela me drogë në këto zona dhe nëse do të ketë të arrestuar.


