• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACION ANTI-DROGË NË VLORË/ Asgjësohen 160 rrënjë kanabis, sekuestrohen 4 armë zjarri. 2 të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACION ANTI-DROGË NË VLORË/ Asgjësohen 160 rrënjë kanabis, sekuestrohen 4 armë zjarri. 2 të arrestuar

30 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion anti-drogë po zhvillohet në Vlorë, ku janë asgjësuar deri tani 160 rrënjë kanabis. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona Dritan Selimajn dhe Augest Lamaj si dhe asgjësuar bimë canabis. Parcela më kanabis u zbulua nga agjentët e antidrogës në terren, në fshatin Bestrovë. Burime nga policia së Vlorës bëjnë me dije se janë sekutestruar dhe 4 armë zjarri.

‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bestrova”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme Operacionale, Forca “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Vlorë.

Vihen në pranga 2 shtetas. Gjatë operacionit, Policia ka përdorur dron për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u finalizua operacioni policor i koduar “Bestrova”, në kuadër të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

Augest Lame, 28 vjeç, banues në fshatin Bestrovë dhe Detjan Selimaj, 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa, në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Çeplazet”, në fshatin Bestrovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në ambientet ku qëndronin këta dy shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike kanabis, 4 armë zjarri automatike, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparat celular, 1 automjet dhe 1 motomjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.’- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA AKSINDETI ME "PORSCHE" TEK VJEDHJA/ 3 të arrestuar në Tiranë në pak orë
Previous article "KA KALUAR KOHË DERISA..."/ Këngëtarja shqiptare rrëfen si është keqtrajtuar nga partneri

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet Aktualitet

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT