• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“OPEN BOOK”/ Libri shqip, tërheq vëmendjen në Leipzig
Home
Kulturë

“OPEN BOOK”/ Libri shqip, tërheq vëmendjen në Leipzig

29 April, 2023 s.autor Kulturë

Panairi i Librit Leipzig 2023 u rikthye për lexuesin pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë. Mijëra vizitorë kanë mbushur këto ditë hapësirën e panairit, ku pritet të mbahen takime të rëndësishme mbi librin. Shqipëria ka stendën e saj në këtë panair, një traditë tashmë falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Openbook ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt ditën e parë të Panairit me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha.

I konceptuar si një reflektim mbi atl çfarë Ballkani i hapur do të sjellë për librin, kulturën në rajon ky takim ngjalli interes tek lexuesit e pranishëm, thotë Alda Bardhyli, drejtore e QKLL. Në takim ishte i pranishëm dhe drejtori për librin në Ministrinë e Kulturës Serbe Mladen Vesković. E ardhmja përmes librit erdhi në diskutimet e autorëve të rinj shqiptarë që kërkojnë të cilët e shohin gjuhën si një mjet komunikimi që thyen barriera.
Gjatë aktivitetit u lexuan dhe pjesë nga krijimtaria e tyre në gjermanisht, nën përkthimin e Suzana Finger.
Aktiviteti u përshëndet dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko. Stenda e Shqipërisë ka vijuar me në sërë aktivitetesh. Revolucioni i zemrave ishte një tjetër aktivitet i frymëzuar nga një qasje tjetër në rajon me shkrimtarët Lindita Arapi, Stefan Çapaliku, Ag Apolloni , drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Fazli Garaku dhe Ana Kove.

Qindra vizitorë kanë vizituar stendën e Shqipërisë ku përgjatë gjithë kohës ka lexime nga letërsia shqipe.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN LEZHË-BALLDRE/ Kamioni përplas këmbësoren, transportohet me urgjencë në spital
Previous article QËLLOI ME ARMË PAS NJË SHERRI ME NJË GRUP TË RINJSH/ Arrestohet autori në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT