Kryeministri Edi Rama tha se nisma Open Balkan nxit zhvillimin ekonomik dhe është gjithëpërfshirës për të gjitha vendet e rajonit, edhe pse aktualisht i janë bashkuar vetëm 3 vende. Ai tha se kjo është njësi e zbatimit të procesit të Berlinit që ecën më shpejt për rajonin dhe nuk lejon vendet e rajonit të kthehen në karikaturë e Këshillit Europian.
“Procesi i Berlinit është një proces që pasi ka vendosur një kornizë kriteresh ka mbetur në rrugë nga një samit në tjetrin çdo vit dhe çdo vit e më qartësisht në pamundësi por të zbatuar ato që thuhen është krijuar kjo nisëm që është vetëm një njësi e zbatimit të procesit të Berlinit duke përshpejtuar dhe duke monitoruar zbatimin. Ballkani i Hapur është për të 6 vendet dhe ndryshe nga procesi i Berlinit nuk merret dot peng nga asnjë vend. Nuk mund të rrimë si një karikaturë e Këshillit Europian. Kemi ripërcaktuar edhe një herë për të gjithë ato që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë se Ballkani i Hapur ta kuptojnë se kjo nisëm është gjithëpërfshirëse dhe është i të gjithëve, por Shqipëria, Serbia e Maqedonia nuk do të presin sa t’u mbushet mendja të tjerëve. Kjo është një mundësi ekonomike për të gjithë dhe nevojë për fermerët, studentët dhe qytetarët tanë”, tha Rama.