• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OMICRON” PUSHTON BOTËN/ OBSH ngre alarmin: Në një javë, 15 milionë persona të infektuar
Home
Nderkombetare

“OMICRON” PUSHTON BOTËN/ OBSH ngre alarmin: Në një javë, 15 milionë persona të infektuar

14 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vetëm përgjatë javës së fundit në të gjithë botën u regjistruan 15 milionë raste të reja pozitive me COVID-19.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha një ditë më parë se “Omicron” ka një shkallë transmetueshmërie të lartë, por është më pak agresiv në raport më variantin “Delta”.

Në konferencën e mbajtur për mediat të enjten, kreu i OBSHsë tha se numri i vdekjeve javore kishte mbetur i qëndrueshëm qe prej tetorit të kaluar, me një mesatare prej 48 mijë humbje jetësh. Megjithatë, Ghebreyesus ngriti shqetësimin për shpërndarjen jo të barabartë të vaksinave. Në Afrikë tha ai më shumë se 85 për qind e qytetarëve janë të pavaksinuar. Një situatë e tillë mund të jetë vatër për variantet e reja të koronavirusit, të cilat mund të kthehen në kërcënim të vazhdueshëm për pjesën tjetër të globit e që mund të kushtëzojnë ecurinë e pandemisë. “Nuk duhet t’i hapim rrugën virusit apo të nxjerrim flamurin e bardhë, veçanërisht kur kaq shumë njerëz rreth botës mbeten të pavaksinuar. Në Afrikë më shumë se 85 për qind e qytetarëve nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të vaksinës. Nuk mund t’i japim fund fazës akute të pandemisë nëse nuk e eliminojmë këtë hendek”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i OBSHsë. Kur është bërë më shumë se një vit nga nisja e procesit të vaksinimit të dhënat tregojnë se ka ende shumë punë të bërë deri në vaksinimin e 70 për qind të popullatës. Procesi ka avancuar në vendet e zhvilluar, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për vendet e botës së tretë ku ritmet e vaksinimit vijojnë të jenë të ulëta.

PËRHAPJA E INFEKSIONIT

Për shkak të shifrave gjithnjë në rritje të infeksionit, Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon një situatë të zymtë lidhur me pandeminë e koronavirusit. Sipas këtij institucioni, me ritmet e deritanishme deri në mes të marsit mund të jetë infektuar më shumë se gjysma e europianëve nga varianti “Omicron”, duke u kthyer në variantin dominant. “’Omicron’ është si një stuhi, që po kalon nga Perëndimi në Lindje përmes rajonit europian dhe po i shtohet shifrave të rritura të variantit ‘Delta’”, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

VARIANTI I RI

Disa ditë më parë autoritetet shëndetësore në Qipro kanë ngritur shqetësimin për një mutacion të ri që është një kombinim i simptomave të “Omicron” dhe “Delta”-s, duke e pagëzuar këtë version me emrin “Deltacron”. Mjekët tregohen të rezervuar sa i takon vlerësimeve mbi rrezikun nga ky variant i kombinuar, por ajo që mund të thuhet me siguri është se e ardhmja e covid-19 është ende në pikëpyetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Ndërron jetë vëllai i deputetes. “Ferrari” përplaset me pemën dhe shpërthen në flakë (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI NË INDI/ Regjistrohen 264,202 raste të reja dhe 315 viktima në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT