• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“OMICRON” KA HYRË GJËRËSISHT NË SHQIPËRI/ Alimehmeti: Çfarë do të ndodhë me masat kufizuese
Home
Sociale

“OMICRON” KA HYRË GJËRËSISHT NË SHQIPËRI/ Alimehmeti: Çfarë do të ndodhë me masat kufizuese

31 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se me situatën e krijuar nga Omicron masat nuk po shkojnë drejt shtrëngimit por drejt lirimit. I ftuar në “Log.” në ABC ai tha se Omicron ka hyrë gjerësisht në Shqipëri duke marrë shkas nga klinikat që shfaqin pacientët por edhe nga koha kur janë dërguar mostrat për t’u analizuar në Gjermani që konfirmuan prezencën e këtij varianti në Shqipëri.

“Kudo ku ka hyrë Omicron, Deltën e ka fshirë. A është më e lehtë? Ne flasim me gjasa. Gjasat janë 60-70% më të ulëta për të shkuarë në spital. Nëse je te pjesa tjetër atëherë ke gjasa më të mëdha për të shkuar në spital. Britania e Madhe ka 9600 persona të shtruar në spital dhe më –pak se 1/3 e kurbës së mëparshme. Nga këta një pjesë e madhe janë Delta. Shumica janë të pavaksinuar ose të vaksinuar shumë kohë më përpara. Shohim që Britania e Madhe nuk shkon drejt mbylljes. Sepse spitali ka qenë gjithmonë arsyeja pse ne vendosëm masa. Sot ne kemi 92 persona të shtruar në spital.

Muajin e kaluar ishin 170. Kur kemi këto shifra nuk të shkon mendja për mbyllje por për lirim. Çfarë shohim ne nga shtetet e tjera janë klinika shumë më të buta por si gjasë. Kjo varet gjithmonë nga personi, sa i ri është, sa kohë ka kaluar nga vaksinimi. Gjatë kurbës Delta Afrika e Jugut kishte 1600-1700 vdekje. Por që Omicron sillet më butë se Delta kjo është shumë e qartë. Por që është më e ulët për këtë nuk ka asnjë dyshim. Omicron ka hyrë gjerësisht në Shqipëri. Komiteti ka marrë përgjigjet disa ditë më parë por monstrat janë marrë në fillim të Dhjetorit”, u shpreh Alimehmeti.

Mjeku u ndal edhe në rolin e vështirë të bluzave të bardha jo vetëm në shërbim të pacientit në struktura spitalore por edhe përmes këshillave informuese mbi një pandemi që qenia njerëzore nuk e njihte më herët.

“Ne nuk jemi personazhe politike dhe nuk kemi një konsum. Ne kemi një mision. Kemi një edukim shëndetësor shumë të dobët në Shqipëri. Këtu duhet të ndërhyjmë. Fatmirësisht ju kësaj here na latë edhe hapësirë. Në përgjithësi mjekësia nuk përbën lajm. Ne punuam më shumë orë por nuk mund të quhen konsum. Brezat ndryshojnë. Ajo që ne kemi mision është se shpresojmë të bëhemi më të mirë. Ta marrësh eksperiencën 60 vjeç është si ai krehëri që ta jep jeta kur të kanë rënë flokët.

Shpresoj që pranvera që vjen të na gjejë jashtë fazës akute. Ne shpresojmë që kjo situatë të jetë sa më e lehtë e mundshme. Do donim të mos kishim të drejtë në ndonjë rast. Jemi në një darë dhe duam të dalim. Ka shumë gjasa që pranvera që vjen na gjen jashtë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT ME DEKLARATËN/ Donaldi: Nëse Iliri fiton çmimin e madh, unë do të v*isja...
Previous article A DO TË SHPËTOJMË NGA COVID-19 NË 2022? Shumica e gjermanëve mendojnë se…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT