• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OMICRON HAPET NË GJITHË BOTËN/ “Prish” festimet e Vitit të Ri, anulohen spektaklet me fishkezjarre
Home
Nderkombetare

OMICRON HAPET NË GJITHË BOTËN/ “Prish” festimet e Vitit të Ri, anulohen spektaklet me fishkezjarre

26 December, 2021 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i cili po përhapet në të gjithë botën ka bërë që shumë kryeqytete të anulojnë festimet për Vitin e Ri. Ndërkohë, vetëm për Krishtlindje përhapja e Omicron anuloi më shumë se 4.500 fluturime në të gjithë botën.

Në Nju Jork ndryshe nga tradita, festimet do të jenë të kufizuar, ndërkohë qytetarët që do të jenë të pranishëm në Times Square do të jenë të detyruar të mbajnë një maskë anti-COVID. Ky njoftim u bë me dije nga kryebashkiakut Bill de Blasio.

Vendet e Europës, aty ku përhapja e Omicron është rritur ndjeshëm, kanë njoftuar anulimet e festimeve për ndërrimin e viteve. Ndërsa qytete të tjera në të gjithë botën po marrin masa sigurie.

Shqiptarja.com sjell kryeqytetet që kanë anuluar festimet:

Athina

Këtë vit në Athina nuk do të mbahet shfaqja me fishekzjarr mbi Akropol. Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha gjatë një konference për media të enjten, më 23 dhjetor, se të gjitha festimet e Vitit të Ri që ajnë planifikuaa nga komunat janë anuluar.

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Greqi do të këshillohen të bëjnë testet e COVID, në ditën e dytë dhe të katërt pas mbërritjes së tyre në Greqi, përveç faktit që para se të futen në territorin grek duhet të vërtetojnë se janë negativ ndaj koronavirusit. Ndërkohë, masak anti-COVID është bërë e detyrueshme si në ambientet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme. Masat do të zgjasin deri më 3 janar.

Berlin

Gjermania do të vendosë kufizime të rrepta për grumbullimet duke filluar nga 28 dhjetori dhe do të ndalojë tubimet e natës së Vitit të Ri. Njoftoimi u bë të martën nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë spektakël fishekzjarrësh në Berlin, kryeqytet, por as në Mynihu dhe Frankfurt.

“Nga 28 dhjetori, maksimumi 10 persona do të lejohen të takohen në grup, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo të shëruar”, tha Scholz.

Edinburg

Ministri i parë skocez Nicola Sturgeon tha më 21 dhjetor se festimet për Vitin e Ri në në Skoci do të anulohen

Në një deklaratë, Sturgeon shpjegoi se kjo masë po merret për të frenuar përhapjen e Omicron.

Londër

Londra iu bashkohet kryeqyteteve që kanë anuluar festimer për natën e ndërrimit të viteve.

“Për shkak të rritjes së rasteve Covid, ne kemi marrë vendimin e vështirë për të anuluar ngjarjen tonë NYE në sheshin Trafalgar. Siguria e të gjithë londinezëve duhet të jetë e para”, shkruan Khan.

Një deklaratë e bashkangjitur në Tëitter tha se festimi pritej të presë 6,500 njerëz në sheshin Trafalgar.

Në vend të festës që do të mbahej në sheshin Trafalgar me 6.500 njerëz, Khan tha se do të transmetohet në mesnatë një program në BBC One për Vitin e Ri.

Delhi i Ri

Qeveria indiane ka njoftuar anulimin e festimeve në Nju Delhi për shkak të një rritjeje të rasteve me COVID-19.

Sipas urdhrit të qeverisë të gjithë zyrtarët do të sigurojnë që asnjë ngjarje apo tubim të mos zhvillohet për të festuar Vitin e Ri. Baret dhe restorantet do të lejohen të funksionojnë me vetëm 50% të kapacitetit të tyre.

Paris

Parisi ka anuluar shfaqjen e tij tradicionale të fishekzjarreve mbi AvenueChamps-Elysées për të mirëpritur Vitin e Ri për shkak të COVID. Kryeministri francez Jean Castex tha të premten, më 17 dhjetor, se festat e mëdha publike dhe fishekzjarrët do të ndalohen në natën e Vitit të Ri.

Roma

Në Itali, Roma është ndër disa qytete që kanë vendosur të anulojnë festimet për shkak të COVID.  Rajoni i Campania ka ndaluar gjithashtu festat dhe konsumimin e alkoolit në zonat publike nga 23 dhjetori deri më 1 janar. Venecia anuloi gjithashtu koncertet e saj dhe festimin me fishekzjarre për Vitin e Ri./Përshtati në shqip Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Vuante nga sëmundja e rëndë, vdes fituesi i Nobelit për Paqe
Previous article LËVIZNIN ME ARMË ME VETE/ Policia e Durrësit iu zë "pritë" dhe arreston dy të rinjtë nga Lushnja

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT