• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Olsi i BB9 mes marrëdhënies me brunen seksi dhe Fjorentinën
Home
Gossip

Olsi i BB9 mes marrëdhënies me brunen seksi dhe Fjorentinën

6 November, 2017 Klea.XH Gossip

Stili unik i veshjes është frymëzues për fansat, ndaj Olsi Klosi i “Big Brother” po përgatitet të hedhë në treg linjën e tij që mban emrin “El.Machico”.

Ndërkaq, pak ditë më parë u përfol për një histori të re të mundshme me një vajzë superseksi, pasi ai postoi foton ndërsa ajo e puthte gjithë pasionon. Për marrëdhënien me vajzën misterioze, dashurinë e vërtetë që provoi vite më parë, Fjorentinën, martesën dhe projektin e ri.

Shumë zhurmë ke shkaktuar këtë periudhë duke filluar nga stili i jetës që bën pas “Big Brother 9” e deri te vajzat seksi me të cilat shoqërohesh. Jeta jote është vërtet e bukur apo e vështirë?

Mundohem që jetën time ta shijoj si të më vijë, dhe të marr maksimumin e një dite apo dhe një nate. E vështirë deri diku, sepse duhet të jesh shumë aktiv. Por jam i aftë ta përballoj.

Ndërkohë një foto ku ty të dhuron puthje pasionante një vajzë shumë seksi, bëri xhiron e rrjeteve sociale. Është ajo e dashura jote dhe ç’mund të tregosh më shumë për të?

Nuk është e dashura, thjesht foto momentale. Di të them vetëm kaq, që shijoj momentin! (Qesh)

Bukuria te një femër është shumë e rëndësishme për ty, apo ka diçka tjetër që vlerëson tek e dashura e zemrës?

Te një femër, përveç bukurisë, shikoj edhe mënyrën e komunikimit dhe pjesën e zgjuarsisë. (qesh).

E ke provuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë, dhe është ky momenti që po ndihesh në qiellin e shtatë?

Dashurinë e vërtetë e kam kaluar vite më parë, dhe është diçka shumë e bukur… Ende nuk jam në qiellin e shtatë, sepse nuk ka ardhur dikush në jetën time që të ndihem i tillë.

Aventurat për një natë me femra të kanë bërë të dallosh menjëherë femrën e duhur për ty?

Akoma nuk kam menduar për femrën e duhur, sepse aventurat nuk kanë fund…

Sa të takon ty si djalë, ndihesh aq i realizuar dhe gati sa të martohesh, pa e menduar dy herë nëse dikush të rrëmben zemrën?

Jo. Akoma nuk e mendoj martesën ose të jem gati të vendos. Mendoj se martesa është diçka e bukur, por shumë larg meje.

Duke qenë një djalë i pëlqyer nga femrat, për çfarë e pyet veten kur nis histori të re me një vajzë?

Nuk e pyes veten fare kur nis histori me dikë, thjesht e nis dhe mundohem ta shijoj sa më shumë në mënyrën time.

Do ta tradhtoje partneren e zemrës për një tjetër, dhe e pranon tradhtinë nga ana e saj?

Në një lidhje duhet të ekzistojë mirëkuptimi, dhe të ketë gjithësekush hapësira. Tradhtia është diçka që nuk mendohet, në qoftë se ndodh, ndodh. Por nëse do ta dua dhe ta quaj partnere zemre, nuk bëhet fjalë për tradhti.

Po marrëdhëniet me të shkuarën si i ke? Ka mbetur sadopak komunikim mes teje dhe ish-partneres që njohe në “Big Brother”, Fjorentinës?

Marrëdhëniet i kam mirë. E kam thënë dhe vazhdoj ta them që është një vajzë që meriton shumë, dhe vetëm të mira i uroj!

Çfarë mësove nga historia me të, duke qenë se patët lidhje publike, pra të ekspozuar karshi mediave?

Mësova që të jetosh nën presionin e mediave nuk është e lehtë, por as e vështirë. Ne të dy thjesht jetuam si të vinte momenti dhe çfarë ndodhi, ndodhi. Nuk jemi pishman për asgjë.

Ndërkohë po përgatitesh të lançosh projektin tënd. Për çfarë bëhet fjalë?

Projekti im, që po e bëj me qejf dhe i jam përkushtuar, quhet “El.Machico”, siç kam tattoo-në në bark. Ky projekt do të ketë një stil, siç vishem unë vetë, pra do sugjeroj stilin tim. Deri tani janë duke u punuar bluza, xhupa e kapele. Pak ditë ka që kanë dalë reklamat që kam bërë. Kam shumë kërkesa, dhe shumë shpejt do të jetë në treg për të gjithë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen Marina/ Ja kush e lëndoi
Previous article Doja që fëmijët e mi të bëheshin vrasës, flet për herë të parë gruaja e sulmuesit të Kishës së Teksasit

Klea.XH

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT