• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Olsi i Big Brother tregon për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Si do të reagojë Fiorentina?
Home
Showbiz

Olsi i Big Brother tregon për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Si do të reagojë Fiorentina?

20 January, 2018 k.autor Lifestyle, Showbiz

Ai është përfolur shpesh jo vetëm kur ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”, kur ishte çift me Fiorentinën, por mesa duket romanca e tyre nuk ishte jetëgjatë pas daljes nga shtëpia.
Shumë thashetheme u bënë edhe pas ndarjes së tyre për një mundësi “ribashkimi”, por mesa duket gjithçka ka marrë fund.

Në jetën e Olsi Klosit ka hyrë dikush tjetër, që ka arritur t’i rrëmbejë zemrën.

Në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Olsi na rrëfen detaje nga “femra misterioze”, që u ka thyer zemrat.

Gjatë intervistës Olsi zbulon edhe anën e tij romantike, të cilën nuk e kemi parë më parë.

A i ka thënë “të dua?” Zbulojeni në intervistën e mëposhtme.

Pamela Aliaj – Më në fund pyetja që të gjitha vajzat fanse të tuat do të donin ta dinin. A është e vërtetë që ka hyrë një person i rëndësishëm në jetën e Olsit?
Po, është 1 person shumë i rëndësishëm që kam arritur ta kuptoj me kalimin e kohës. Sa kalon koha, më e rëndësishme bëhet.

Në faqen tënde në “Instagram” fansave dhe jo vetëm la shumë përshtypje postimi i bërë. Kujt i është bërë dedikimi “Pasuria ime je ti”?
Personit të rëndësishëm i është bërë. Mendoj se në jetë pasuria më e madhe është të kesh pranë dikë që nuk do t’ia di çfarë ke vërdallë vetes, por të të vlerësojë siç je.

Cili është modeli i femrës që i rrëmben zemrën Olsit?
Hmmm… Thjesht brune dhe 1 shikim që më bën të lumtur kur e shoh.

Je shfaqur shpesh në postimet e bëra në faqen tënde në “Instagram” si “djali i keq”. Si qëndron e vërteta? Kjo është vetëm një maskë që Olsi mban, apo është me të vërtetë “djali i keq” edhe në jetë?
Unë jam “djali i keq” atëherë kur njerëzit e meritojnë t’i sillesh keq. Jetojmë në një vend që mund të bësh keq pa u menduar fare dhe nuk fiton gjë. Prandaj preferoj më mirë të buzëqesh dhe t’u dhuroj buzëqeshje vetëm atyre që e meritojnë.

“Vajza të këqija” apo “vajza të mira”? Cili është modeli që tërheq vëmendjen dhe mund t’i pëlqejë Olsit?

Nuk ka vajza “të mira”, as “të këqija”. Unë pëlqej vajza, ose më saktë më pëlqen vajza që kam, e thjeshtë.

Olsi nuk është 100% “djali i keq”. Atëherë duhet ta kesh edhe një anë të “pazbuluar” të djalit romantik. Cili është kulmi i romanticitetit për ju?
Të shkoj sa më larg me personin që kam në krah dhe në qetësinë e një mëngjesi t’i them “të dua”. Edhe pse s’ia kam thënë akoma.

Në postimet e bëra më parë kujtojmë se ke nxjerrë një vajzë me tatuazhe, ideja e një modeleje me trup perfekt. Cila është modelja shqiptare e preferuar e Olsit?
Modelja shqiptare… Jetojmë në një vend ku kudo që shikon “jam modele” lexon, kështu që nuk kam asnjë të preferuar.

Gjëja që urren më tepër te femrat është…?
Kur lyhen më shumë seç duhet.

Pse “El Machico”?
“El Machico” do të thotë “Magjiku”. Sepse në jetë çdo njeri është “magjik” në mënyrën se si mendon, se si vepron, aty ku duhet dhe se si vishet dhe si merret vesh me të tjerët. Unë dua të bëj për vete shumë njerëz duke u dhuruar buzëqeshje.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 të famshmet shqiptare të veshura më bukur këtë javë (FOTO)
Previous article Aubameyang provokon Borussia Dortmundin, ja me çfarë fanelle ka luajtur futboll

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT