• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OLESIA DUKA/ Si u ngrit skema e mashtrimit “Buzëqeshja e Lumtur”, derisa u kërcënua dhe ra në qeli (DETAJET E REJA)
Home
Sociale

OLESIA DUKA/ Si u ngrit skema e mashtrimit “Buzëqeshja e Lumtur”, derisa u kërcënua dhe ra në qeli (DETAJET E REJA)

28 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Stomatologia 38-vjeçare, Olesia Duka u la në burg nga gjykata e Durrësit, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për ta cilësuar si një “person me rrezikshmeri të lartë” pasi ka mashtruar me shuma të mëdha të paktën 11-të biznesmentë, emrat e të cilëve janë përmendur sot në gjyq.

Si paraqitej Olesia: Herë me përparësen e bardhë të profesionit, por më shumë pa të, fotot e stomatologes Olesia Duka (që u arrestua për mashtrim në shumë të mëdha parash) të japin përshtypjen e profilit të një blogereje, nga veshjet e shtrenjta, çantat e këpucët, vendet ku pozon…

Por të jep sidomos idenë e një jete të bukur e të lumtur, sepse është përherë e qeshur. Se si mund të ishte ndryshe një dentiste, veçse me dhëmbët e shdritshëm e të bardhë në ekspozim të plotë…

Çfarë pretendon Olesia: Ajo ka pretenduar se disponon një OJF ‘Buzëqeshja e Lumtur’ dhe se ndihmonte fëmijët e policëve të vrarë dhe atyre me probleme. Pala mbrojtëse kërkoi që të kishte një masë më të lehtë duke e liruar nga burgu për t’u hetuar në gjendje të lirë. “Kërkojmë që të hetohet në gjendje të lirë, nuk largohet dhe nuk prish hetimin” tha avokati. Por kërkesa është rrëzuar.

Çfarë tha ajo në gjyq: Ajo ka mohuar t’i ketë marrë 900 mijë euro kambistit Hoxha nga Durrësi, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga Genci Lule.

“Unë i njoh por s’jam mashtruese siç pretendon Prokuroria. Kam 3 klinika dentare dhe kisha nisur një projekt bamirësie me fondacionin “Dhuro buzëqeshje falas” për të rregulluar gojën e fëmijëve të policëve të vrarë. Kontratat e huamarrjes i kam lidhur para noterit në lidhje me personat e mësipërm që kam marrëdhënie biznesi.Me shtetasin I.H. me të cilin jam njohur më 2 nëntor 2016, kam pasur 6 muaj marrëdhënie biznesi, dhe në qershor vëllai i tij më tha se i detyrohesha 843 mijë euro borxh. I thashë që kjo nuk është e mundur. Ata më kërcënuan dhe më detyruan të merrja borxh te disa persona të tjerë, e madje edhe kredi bankare për t’ua shlyer”,– ka deklaruar ajo në sallën e gjyqit .

Më është bërë një kanosje e personalitetit tim”,- ka thënë ajo ndër të tjera.

Pas kësaj janë publikuar emrat e tyre dhe se si e ka justifikuar Olesia marrjen e shumave të majme, nga disa prej tyre.
EMRAT E PLOTË

1.- Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)

2.- Edlira Shtini
3.- Gerta Lumi
4.- Adem Selmani
5.- Myrteza Meshi
6.- Ilir Doci
7.- Rezart Shtini
8.- Viktor Hoxha
9.- Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
10.-Besnik Daci
11.-Genci Lule: (Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar).

Prokurori Madrid Kullolli ka zbuluar edhe emrat e katër biznesmenëve që e kallëzuan stomatologen. ‘Denoncuesit janë Ilir Doçi, Bledi Tafai, Bledar Pulahaj dhe Idlir Hoxha” tha prokurori.  Biznesmenët e kanë kallëzuar në datë 26 shkurt për mos kthimin e shumave të konsiderueshme. Në total ndaj Olesia Dukës janë bërë 10 denoncime për mashtrim.

Hetimet: Si u zbulua stomatologia (SKEMA)
Nga hetimet rezulton se ajo ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë rreth 2 milionë euro. Nga hetimet 3 mujore u zbardh mekanizmi i mashtrimit.

Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga biznesmenë dhe persona të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

Çfarë iu sekuestrua: Një klinikë dentare dhe katër apartamente në Tiranë e Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis. Olesia tha se këtë të fundit e kishte per përdorim vetjak.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2 skedinat e ekspertit: Ja si dalin Juventusi e Milani dhe ndeshjet në kampionatin spanjoll (FOTO)
Previous article VIDEO/ Gruaja korçare “nxin në dru” bashkëshortin, arsyeja habit policët

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT