• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OLESIA DUKA “DENTISTJA”/ Dalin në dritë fakte të reja: DROGËN në shtëpi, e mbaja për përdorim vetjak
Home
Sociale

OLESIA DUKA “DENTISTJA”/ Dalin në dritë fakte të reja: DROGËN në shtëpi, e mbaja për përdorim vetjak

25 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kjo është Olesia Duka, një dentiste 38-vjeçare që u arrestua nga policia se kishte mashtruar një biznesmen në Durrës, duke i marrë 900 mijë euro.

Ajo u kap në Tiranë, pas masës së arrestit në mungesë të dhënë nga Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë.

Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet I.H, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.

Sipas tij, dentistja i kishte thënë se kërkonte të blinte pajisje për disa nga klinikat e saj dentare në kryeqytet.

Pre e këtij mashtrimi sipas hetuesve dyshohet të kenë rënë përgjatë viteve edhe persona te tjerë.

Duka u premtonte biznesmenëve se paratë do t’ua kthente shumë shpejt. Grupi hetimor dyshon se ajo ka pasur edhe lidhje intime me disa prej tyre.

Prokuroria ka vendosur sekuestro ne 4 apartamente te 38 -vjeçares në Tiranë dhe 1 në Durrës. Vlera e tyre përllogaritet në 300 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis.

Informacionet e fundit bëjnë me dije se në dëshminë e saj në polici, Olesia ka thënë se drogën që mbante në shtëpi, e kishte për përdorim vetjak.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Përkrah Messit do lodhesha duke shënuar gola!”
Previous article Valbona Selimllari pa pikë grimi, do të habiteni si duket (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT