• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OKB/ Osmani prezanton të mbijetuarat e luftës në KS: Serbët e Veriut nën presion të Serbisë! Vuçiç: Kurti aspiron…
Home
Rajon

OKB/ Osmani prezanton të mbijetuarat e luftës në KS: Serbët e Veriut nën presion të Serbisë! Vuçiç: Kurti aspiron…

22 April, 2024 s.autor Rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë përballur në Këshillin e Sigurimit në OKB ku po mbahet seanca e radhës për Kosovën.

E shoqëruar nga katër të mbijetuarat e luftës që i mori me vete Osmani foli për ndërhyrjen e NATO-s 25 vite më parë ku deklaroi se “u shënua kthesa në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e njerëzimit”.

Ndërsa tregoi historitë e Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin, Presidentja Osmani ngriti zëron duke thënë se nuk ka asnjë të dënuar nga Serbia për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pjesëmarrja e të mbijetuara në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit nuk është mirëpritur aspak nga Presidenti i Serbisë, i cili tha se ato nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshidhënës të Osmanit.

“Kjo është një farë teatri politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt servbëve për diçka që ka ndodhur  25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, ka thënë Vuçiç.

Në fjalën e saj Osmani u ndal edhe situata në veri duke thënë se serbët e Kosovës janë nën presion të qeverisë së Serbisë, dhe jo asaj të Kosovës.

“Tashmë janë të qarta përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur taktika kriminale dhe terroriste për të fituar kontroll dhe për të përhapur frikë, dhe kështu, njëkohësisht duke minuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Osmani ka thënë se serbët e integruar në institucionet e Kosovës janë detyruar të japin dorëheqje për shkak të presionit të kryer prej strukturave ilegale serbe, sulmeve në pronat e tyre, shkatërrimin dhe rrezikimin e jetëve të tyre, me vetëm një qëllim: t’i detyrojnë ata të ikin.

“Vetëm imagjinojeni një politikan serb që ka vendosur lule para varrit të një vajze shtatëvjeçare gjatë kohës së luftës, i cili është arrestuar menjëherë dhe është torturuar në burgjet e Serbisë”.

Presidenti i Serbisë, foli për “keqtrajtime të serbëve në Kosovë”, ndërsa theksoi se kryeministri Albin Kurti ka “aspirata hegjemoniste drejt Shqipërisë së Madhe”.

Kjo përballje e Osmanit dhe Vuçiç vjen një ditë pasi në veri të Kosovës dështoi referendumi për shkarkimin e 4 kryetarëve, për shkak të bojkotit masiv të serbëve. Presidenca e Kosovës ka njoftuar edhe çështjet për të cilat pritet të flasë Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E KËSHILLIT TË SIGURIMIT/ Franca: Duhet të organizohen shpejt zgjedhje në veri të Kosovës
Previous article NË ALARM PËR BALLKANIN/ SHBA merr vendimin: Nuk do tolerojmë destabilizimin dhe korrupsionin

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT