Aleatët më të mëdhenj të Mbretërisë së Bashkuar bien dakord me konkluzionet e palës britanike, se “qeveria ruse, me siguri thuajse të plotë ka miratuar sulmin helmues në Salisbury”.
Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja janë hedhur që të gjithë në krah të Britanisë së Madhe, duke i bërë thirrje Rusisë të ofrojë zbulimin e plotë të programit të vet mbi substancën nervore “Novichok”.
Deklarata e përbashkët e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit vjen pas takimit të përfaqësuesve respektivë në selinë e Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar mbi sulmin ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia, në mars të këtij viti. Rusia, gjithsesi ka mohuar vazhdimisht të jetë e përfshirë në këtë ngjarje.