Me thirrjen “pune ka, ejani profesioniste”, kreu u ALUIZNI-t, Artan Lame ka dekalruar sot se institucuni qe drejton kerkon 200 punonjes te rinj.
Vendet e punes jane ne ALUIZNI, ZRPP dhe ATP. Me ane te ketij njoftimi ai numeron edhe kushtet qe duhet te plotesojne te interesuarit.
Mesazhi i Artan Lames:
PUNE KA, EJANI PROFESIONISTE!
Miq,
Përpara disa ditësh u miratua në Qeveri VKM-ja që përcakton numrin e punonjësve me kontratë që mund të punësojë çdo institucion dhe në këtë kuadër edhe institucionet e pronësisë, përfshirë këtu ZRPP, ALUIZNI dhe ATP.
Ky është një proces që përsëritet çdo fillim viti dhe përmes së cilit, për punonjësit që e kanë justifikuar punën, bëhet rinovimi i kontratave, ndërsa për ata që, me gjithë këtë impenjim tonin, nuk e kanë justifikuar, me keqardhje detyrohemi të mos jua rinovojmë kontratën.
Prej disa ditësh institucionet tona po përzgjedhin me kujdes ata punonjës që po ju rinovohen kontrata dhe, nga ana tjetër, po përgatisim kushtet për angazhimin e punonjësve të rinj.
Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, keni vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:
1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:
– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;
– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;
– Gjeo-informatikë, diplomë Master.
Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.
Për ju do të jetë një mundësi për karrierën tuaj, për mua do të jetë një vërtetim i asaj thënies që “punë ka po s’ka profesionistë”.
PUNE KA, EJANI PROFESIONISTE!Miq,Përpara disa ditësh u miratua në Qeveri VKM-ja që përcakton numrin e punonjësve me kontratë që mund të punësojë çdo institucion dhe në këtë kuadër edhe institucionet e pronësisë, përfshirë këtu ZRPP, ALUIZNI dhe ATP.Ky është një proces që përsëritet çdo fillim viti dhe përmes së cilit, për punonjësit që e kanë justifikuar punën, bëhet rinovimi i kontratave, ndërsa për ata që, me gjithë këtë impenjim tonin, nuk e kanë justifikuar, me keqardhje detyrohemi të mos jua rinovojmë kontratën.Prej disa ditësh institucionet tona po përzgjedhin me kujdes ata punonjës që po ju rinovohen kontrata dhe, nga ana tjetër, po përgatisim kushtet për angazhimin e punonjësve të rinj.Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, keni vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata: 1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:- Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;- Topografi, të paktën diplomë Bacelor;- Gjeo-informatikë, diplomë Master.Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.Për ju do të jetë një mundësi për karrierën tuaj, për mua do të jetë një vërtetim i asaj thënies që “punë ka po s’ka profesionistë”.
Posted by Aluizni – Drejtoria e Pergjithshme on Tuesday, February 6, 2018


