• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OFL ZBULON DY KRIMINELËT E RADHËS/ Të dënuar për drogë e organizatë kriminale (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

OFL ZBULON DY KRIMINELËT E RADHËS/ Të dënuar për drogë e organizatë kriminale (VIDEO)

7 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Operacioni “Forca e Ligjit” vijon të shënjestrojë të tjerë personazhe të njohur të botës së krimit. Ditën e sotme, “OFL” njofton se ka futur në “rrethin e kuq” dy persona të tjerë, të dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“OFL i ka nisur formularin S.T., banues në Lushnje, i dënuar për trafik droge. A.I., banues në Fier, nën hetim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik ndërkombëtar droge”, tha efektivja e “OFL”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim;

– A. I., banues në Fier, i cili është nën hetim në Itali, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar materialet për shtetasit : A. H., L. H., G. F., G. M., A. D., M. B. dhe A. D.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Falemiderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOREDANA KTHEN KOHËN PAS/ Me foton e fundit na tregoi se Mozzik mbetet njeriu më i afërt në jetën e saj
Previous article PAS PREZANTIMIT NË "SANREMO"/ Georgina Rodrigues ka diçka për të thënë për eksperiencën e saj

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT