Operacioni OFL pëson një tjetër goditje. Gjykata e posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit “Golden resort”.
Sipas GJKKO pasuria s’duhet të konfiskohet dhe s’duhet ti kalojë shtetit. Sipas GJKKO pasuria e sekuestruar ka burime te justifikueshme të të ardhurave.
Golden ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL. OFL vendosi sekuestro pasi Hajrat u dyshuan per rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prenges por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe ata s’kane marrë dënim.
Ndërsa hetimi i SPAK për mosjustifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe e ka rrëzuar konfiskimin. Aktualisht Golden Resort është nënë menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara dhe nëse SPAK humb apelin prona i kalon te zotit Altin Hajrit. Në 20 maj do të jetë seanca në apelin e GJKKO.