Avokati Alban Qafa thotë se Fatjon Laze nga Elbasani nuk ka asnjë pasuri të disponueshme madje jeton me qera momentalisht. Ai shprehet se Laze do e plotësojë dhe do e dorëzojë brenda afatit të caktuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Fatjon Laze u kap në vitin 2008 pasi kishte dërguar një pako me 1 kilogram heroinë në Lushnje dhe u zbulua nga përgjimet ku u dënua dhe më pas për trafik të lëndëve narkotike.