Operacioni Forca e Ligjit ka ‘mbërritur’ sot në Elbasan. Ajo i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge, Emiljan Shega dhe Klaus Matishi (Kledian Çopja)
– Klaus Matishi (Kledian Çopja) me banim në Elbasan i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike
Ky person do të duhet të dorëzojë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tij.
Klodjan Çopja, të cilit të cilit OFL i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimine një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.


