• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OFL GODET NË KATËR QYTETE/ I dërgon formularin 7 dënuarve për vrasje, drogë e prostitucion (EMRAT)
Home
Breaking News

OFL GODET NË KATËR QYTETE/ I dërgon formularin 7 dënuarve për vrasje, drogë e prostitucion (EMRAT)

4 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këtë të martë OFL ka shkuar në katër qytete kryesore ku për 48 orë kërkon formularin e vetëdeklarimit për 7 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Formulari i është nisur shtetasve, Nikollaq Sina, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi, Alket Rushiti dhe Laert Haxhiu.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policise:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

R. Z., me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

S. B., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

E. G., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

P. K., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. R., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;

L. H., me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET MASIVE NË SHQIPËRI/ Xhacka: Kemi angazhuar 200 djem e vajza të FA në Seman, Shkodër dhe Lezhë
Previous article SITUATA E COVID-19/ OKB e shqetësuar për mbylljen e shkollave: Bota po përballet me një katastrofë

s.autor

Postime të ngjashme

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Aktualitet

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë Breaking News

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

VRASJA DHE RRËMBIMI I RENIS DOBRËS/ GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin Aktualitet

VRASJA DHE RRËMBIMI I RENIS DOBRËS/ GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT