• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OFERTË E PAZAKONTË PUNE/ Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri: Pa pagesë dhe 80 orë në javë
Home
Nderkombetare

OFERTË E PAZAKONTË PUNE/ Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri: Pa pagesë dhe 80 orë në javë

15 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Dy vizionarët e epokës së re të artë trumpiane, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy, kanë shpallur një ofertë të pazakontë pune.

Ata kërkojnë amerikanë me një koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë më shumë se dhjetë orë në ditë dhe duhet ta bëjnë këtë tërësisht falas, pas asnjë pagesë.

Në një postim të publikuar në X, në llogarinë e re të “Department of Government Efficiency” (Departamenti i Efikasitetit Qeveritar), që tashmë numëron më shumë se 1.3 milionë ndjekës, Musk iu drejtua amerikanëve “revolucionarë”, të cilët shohin me entuziazëm misionin e kësaj agjencie për shkurtime në shpenzimet publike, krijuar nga Trump dhe e mbështetur nga pronari miliarder i X.

“Nuk na duhen gjenerues të tjerë idesh me kohë të pjesshme. Na duhen revolucionarë me koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë mbi tetëdhjetë orë në javë. Nëse ti je ai, dërgo një mesazh privat në këtë llogari me CV-në tënde. Elon dhe Vivek do të shqyrtojnë vetëm 1% të kandidatëve më të mirë’, thuhet në postim.

Në një postim të veçantë, Musk komentoi se kjo mbase kjo do të jetë një punë e mërzitshme.

“Në fakt, kjo do të jetë një punë e mërzitshme, që do të krijojë shumë armiq dhe shpërblimi është zero” tha ai.

Pse dikush duhet të punojë falas nuk u shpjegua, por propozimi ka gjeneruar entuziazëm mes përdoruesve, disa prej të cilëve kanë dërguar menjëherë CV-të e tyre, të tjerë e kanë ripostuar propozimin.

Njeriu më i pasur në botë premtoi të shkurtojë një të tretën e burokracisë federale, duke reduktuar shpenzimet publike me dy mijë miliardë dollarë dhe duke paralajmëruar amerikanët për një “periudhë fillimisht të vështirë”.

Në fillim të javës, Trump i përshkroi ata si një dyshe e mrekullueshme.

“Së bashku, këta dy amerikanë të mrekullueshëm do të hapin rrugën për administratën time për të çmontuar burokracinë qeveritare, për të reduktuar rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale, esenciale për lëvizjen ‘Save America’, tha ai.

Pas atentatit të parë kundër Trump-it në korrik, Musk ka dalë si një nga aleatët më të zjarrtë të manjatit. Miliarderi dhuroi më pas 120 milionë dollarë për fushatën dhe mbajti tubime për manjatin në Pensilvani. Me fitoren e Trump-it, pasuria e Musk u rrit për disa orë me tetë miliardë dollarë./La Repubblica

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GJIROKASTËR/ E mitura denoncon në polici se është përdhunuar, arrestohet 32-vjeçari
Previous article AKSIDENT NË TUNELIN E KËRRABËS/ Përplasi efektivin nën efektin e drogës, arrestohet 21-vjeçarja

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT