• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
I ofenduar, pështyrë dhe dhunuar, futbollisit i Real Madrid shpërthen në lot
Home
Futboll

I ofenduar, pështyrë dhe dhunuar, futbollisit i Real Madrid shpërthen në lot

17 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Dy ndeshje të ndryshme, përkatësisht ndaj Vitoria Setúbal në kampionat dhe Astana në Europa League, por epilogu është praktikisht identik për Fabio Coentrão. Anësori portugez i Real Madrid, që është huazuar te Sporting Lisbona, i zëvendësuar dhe i ulur në pankinë, ka shpërthyer në lot përpara kamerave. Futbollisti i datëlindjes 1988 është shfaqur i dëshpëruar, edhe pse origjina e mllefit të futbollistit është e ndryshme në dy rastet, sikurse ka sqaruar vetë protagonisti në rrjetet sociale.

Il post di Coentrao su Instagram dopo il match con il Vitoria

Episodi i fundit është ai që lidhet me sfidën në Europa League, në transfertë ndajAstana, e fituar me përmbysje nga Sporting me rezultatin 3-1. Coentrão i zëvendësuar dhe i ulur në pankinë, ia plasi të qarës, duke marrë ngushëllimin e shokëve. Futbollisti nuk ka përballuar dot peshën e ofendimeve dhe jo vetëm, të shërbyera në breshëri nga tifozeria vendase, praktikisht e tërbuar. Kore, pështyma dhe madje hedhje çakmakësh për një situatë që ka lënë të dëmtuar futbollistin e Real Madrid. Ky i fundit është ankuar edhe për sjelljen e futbollistëve kundërshtarë, protagonistë të një loje shumë agresive.

Rezultate imazhesh për fabio coentrao crying

Ishte vetë Coentrao ai që ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook: “Si është e mundur të përballosh një ndeshje të tërë duke u sharë e ofenduar, madje edhe i dhunuar nëpërmjet sulmit me çakmakë? Si është e mundur të ndëshkohesh kur në të vërtetë unë isha viktima e një agresioni nga një kundërshtar që më ka futur gishtin në sy? Të shoh një tjetër kundërshtar të më hedhë topin në një rivënie anësore? Është klumi, të duhet të kalosh përmes një tuneli dhe të jesh subjekt i sharjeve, pështyrjeve dhe sulmit me çakmak, në një difekt të theksuar të sigurisë, që dhunon rregulloren, sepse në këto raste tuneli hapet për të mbrojtur futbollistët? Përballë gjithë kësaj, vetëm unë u ndëshkova? Dhe asgjë nuk i ndodh atyre që bëjnë këto gjeste dhe sjellje anti-sportive? Jam njeri dhe kam të drejtën e indinjimit, me sigurinë se do të jem këtu deri në fund, për të luftuar me të gjitha forcat e mia”.

Imazh i ngjashëm

Një skenë që i shtohet asaj të pak ditëve më parë, në sfidën e vlefshme për kampionatin portugez, kundër Vitoria Setúbal. Pasi u zëvendësua, portugezi u tërbua, përpara se të derdhte lotët në pankinë. Por kësaj here, ajo që e tërboi dhe e bëri të humbte kontrollin, kishte qenë inati dhe mllefi, sikurse sqaroi në Instagram: “Jo gjithmonë, brenda fushës gjërat shkojnë ashtu si duam ne. Shkuam për të luftuar, nuk ishim të lumtur dhe kjo na nevrikosi. E përjetoj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit në jetën time. Nuk më pëlqen të humbas. Dua të jem kampion me Sprtingun tim. Ndihesha i frustruar dhe reagova ashtu si jam, original. Jam njeri dhe jo makineri. I kërkoj falje të gjithë atyre që bëjnë pjesë në familjen e Sporting, për atë që kemi bërë. Dhimbja dhe revolta për atë që ndodhi dje vazhdojnë dhe kam menduar për të gjithë ata që në stadium dhe në televizion, ndiheshin njëlloj si unë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjen 8 mijë euro në plehra: Punëtori i kthen në para të pastra dhe i lë pa fjalë të gjithë!
Previous article Thomas Muller: Kjo skuadër është fantastike

Q.Autor

Postime të ngjashme

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi Futboll

"ALLEGRI TRAJNER I MADH..."/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C Futboll

RONALDINHO RIKTHEHET TË LUAJË NË MOSHËN 46-VJEÇARE/ Nënshkruan me klubin e Serie C

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool Futboll

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT