Në rrjete sociale ka qarkulluar prej disa ditësh një lajm ku modelja me famë botërore Anxhela Martini është ofenduar nga një ndjekëse e saj në rrjete sociale.
Anxhela i ka publikuar këto mesazhe dhe ka raportuar faqen në Instagram të kësaj vajzës,e cila më pas ëhstë mbyllur. Por duket se historia nuk është mbyllur me kaq. Faqja e kësaj vajze në rrjete sociale duket se është hakuar, pasi ajo ka shkuar një status në Facebook, ku kërkon ndjesë për gjithë çfarë është bërë.
“SHOKUESE!
Miq dhe dashamire deshta t’iu njoftoj qe instagrami im eshte hakuar, ku t’njejten kohe edhe kane shfrytezuar INSTAGRAMIN tim me bo ofendime ndaj personave duke filluar nga ANGELA MARTINI e deri tek te afermit e mi,duke shfrytzuar emrin(profilin)tim.E tere ndergjegjia mbetet mbi hakuesin.
ME KEQARDHJE JU KERKOJ FALJE atyre personave qe jane ofenduar nga ato fjal qe fatkeqsisht sjane te shkruar nga une.
Ju faleminderit per mirëkuptim,”-është shprehur ndjekësja e modeles së njohur.