• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OBSH PUBLIKON SHIFRAT/ Sa vdekje janë shënuar nga varianti Omicron deri tani
Home
Nderkombetare

OBSH PUBLIKON SHIFRAT/ Sa vdekje janë shënuar nga varianti Omicron deri tani

4 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë vdekje që lidhet me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, variant që është detektuar në pothuajse 40 shtete të botës.

Më 3 dhjetor, OBSH-ja tha se ende duhet kohë për të kuptuar sesa infektues është ky variant, nëse shkakton sëmundje më të rëndë dhe sa janë efektive trajtimet dhe vaksinat kundër Omicronit.

Të dhënat e para sugjerojnë se varianti është jashtëzakonisht infektues. Ky variant ishte identifikuar në nëntor në Afrikën e Jugut dhe mund të shkaktojë simptoma më të buta sesa variantet paraprake, përfshirë variantin Delta që është dominues në mbarë botën.

Megjithatë, një numër i personave që janë infektuar me variantin Omicron, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Varianti Omicron po përhapet në kohën kur spitalet në disa shtete veçse janë të ngarkuara me pacientë të infektuar me variantin Delta.

Në Evropë, vala e re e shkaktuar nga Delta ka detyruar qeveritë që të rivendosin masat, siç janë mbajtja e detyrueshme e maskës, distanca sociale, izolime dhe përshpejtim të vaksinimit.

Agjencia për shëndetësi e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se Omicroni mund të jetë shkaktar i gjysmës së rasteve me COVID-19 në Evropë në muajt e ardhshëm.

Si një shenjë e mundshme e natyrës më infektuese të Omicronit mund të jetë edhe rritja e rasteve në Afrikën e Jugut. Në këtë shtet, brenda një dite në nëntor shënoheshin rreth 200 raste, ndërkaq më 3 dhjetor janë regjistruar mbi 16,000 raste me koronavirus. Megjithatë, ky numër është më i ulët krahasuar me 25,000 raste që regjistroheshin në baza ditore gjatë valës së fundit të pandemisë në Afrikën e Jugut në muajin qershor dhe korrik

Sipas të dhënave paraprake të një studimi të kryer në Afrikën e Jugut thuhet se Omicroni ka gjasa tri herë më shumë që të shkaktojë riinfektime krahasuar me variantin Delta.

Rritja ekonomike botërore – që veçse ka marrë goditje për shkak të variantit Delta, problemeve me zinxhirët e furnizimeve dhe inflacioni – me gjasë do të ngadalësohet gjatë vitit të ardhshëm për shkak të variantit Omicron, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Edhe para shfaqjes së këtij varianti të ri, ne kemi qenë të shqetësuar për rimëkëmbjen, edhe pse po vazhdon (rimëkëmbja), ajo disi po e humb vrullin”, tha drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva.

“Varianti i ri që mund të përhapet shumë shpejt mund të dëmtojë besimin, dhe në këtë kuptim, ne ka të ngjarë që do të shohim ulje të parashikimeve tona për tetorin, sa i përket rritjes globale”, tha ajo në një konferencë.

FMN-ja tha muajin e kaluar se pret që ekonomia botërore të rritet me 5.9 për qind këtë vit dhe 4.9 për qind vitin e ardhshëm/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM PESHKAQEN"/ Big Mama bën shaka me banorët
Previous article "QANTE NË SHI, TEKSA VARROSTE 10 FAMILJARËT"/ Reuters sjell historinë e shqiptarit që humbi gjithë familjen në aksidentin tragjik të Bullgarisë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT