Në Kenia ish-Presidenti Obama dhe gjyshja e tij 96-vjeçare tregojnë disa lëvizje vërtetë të “guximshme”.
Ndërkohë që Presidenti Donald Trump refuzonte vazhdimisht të fajsonte udhëheqësin rus Vladimir Putin si përgjegjës për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA, ish-Presidenti Barak Obama tregon disa lëvizje të një valleje tradicionale të Kenias, vendlindja e babait të tij.
Për herë të parë që kur u largua nga zyra si president, Obama viziton vendin afrikan duke mbështetur motrën e tij Auma Obama, e cila hapi një qendër sportive në Siaya County, Kenia. Herën e fundit që Obama kishte vizituar Kenian ishte në 2015 kur ai ishte President i SHBA.
Gjatë ceremonisë për hapjen e qendrës sportive , Obama dhe gjyshja e tij 96-vjeçare u ngritën për të kërcyer.
Video:
Obama dancing in Kenya is the perfect antidote to today pic.twitter.com/mP7WqTTo7Q
— NowThis (@nowthisnews) July 17, 2018


