Presidenti Ilir Meta është një nga figurat politike, i cili frekuenton natyrën dhe promovon vende të ndryshme. Për këtë është pyetur edhe nga gazetarët, se çfarë do të prmovojë për Korçën. Kaq i është dashur Kreut të Shtetit, i cili nga celulari i tij ka bërë publike disa pamje nga Korça.
Me nota humori dhe ironie, Presidenti Meta u shpreh se belgtorinë në Korçë duhet ca besnikë që ta ruajnë, sepse ndryshe e ha ujku.
Pyetje: Meqë ju promovoni shumë destinacione, kë do të promovoni në qarkun e Korcës?
Meta: O zot i madh, ca të lësh këtu pa promovuar. Ca është kjo pyetje. Ja prit prit, se kjo është në Dajt në Tiranë (nxjerr fotot nga celulari). Ja shikojë këtu, qarku i Korçës, ja kjo është me dëborë, si ato gratë tek Dimri i Fundit. Blegtorinë duhet ca besnik që ta ruajnë sepse e ha ujku pastaj.
Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës u shpreh se nuk pret me asnjë interes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.
Ai deklaroi se mezi pret të lirohet nga posti i Presidentit dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta.