• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“O REFERENDUM, O NDRYSHIM SISTEMI”/ Murrizi: Opozita parlamentare nuk voton reformë tjetër!
Home
Politikë

“O REFERENDUM, O NDRYSHIM SISTEMI”/ Murrizi: Opozita parlamentare nuk voton reformë tjetër!

5 June, 2020 F.autor Politikë

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se opozita në Kuvend kërkon ndryshim sistemi dhe se marrëveshja e arritur për zgjedhoren për të nuk ka asnjë vlerë. Murrizi tha se nuk heq dorë nga ndryshimi i sistemit dhe për këtë arsye është dërguar dhe letra e sotme ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ati të BE, Luigi Soreca.

Murrizi bëri një deklaratë të fortë duke thënë se e vetmja mënyrë që vota e tyre të anashkalohet në Kuvend është përmes referendumit dhe të vendos populli, por nëse kjo nuk ndodh atëherë Kuvendi ka 39 deputete që kërkojnë ndryshim sistemi dhe nuk do japin votën për atë draft që është arritur nga konsultat dy ditore ne rezidencën amerikane.

“Dua si qytetar të di kë deputet të zgjedh dhe kjo është kauza që unë luftojë në mandatin tim dhe i kam bërë thirrje dhe Bashës. Pyesim qytetarët se çfarë duam, ne nuk kemi marrë asnjë draft por duhet t’i drejtohemi sovranit. Unë nuk marr urdhër për atë që jam ngrit në fillim të viteve ’90 për të luftuar që të jem qytetar i lirë.  

Që të na anashkalojmë ne dhe votën tonë ka vetëm një mënyrë të shkohet në referendum, nëse nuk shkohet atëherë ata që bënë këtë draft duhet të bindin 39 deputet të firmosin, pasi opozita parlamentare kërkon ndryshim sistemi  dhe për këtë ishte dhe letra e dërguar sot BE dhe SHBA. Unë jam kundër koalicioneve, ku sot kemi 63 parti që nuk iu gjendet as zyrë dhe as vulë“, tha Murrizi.

Duke komentuar negociatat në rezidencën amerikane, për Murrizin nuk kanë pse të jenë 4 anëtarët në takim, por do të ishte më e dobishme një takim Rama-Basha me ndërkombëtarët, por jo takim me dreka e darka por për të arritur një marrëveshje të vlefshme.

“Këta zihen se nuk duan të prishin çifliqet e dy kapove. Shumë mirë është të takohen Rama e Basha me ndërkombëtarët,  por jo të mbyllen për dreka e darka dhe jo më 17 maj se është datë tersi, dhe të vendosin pikat mbi i për atë që shqiptarët presin”, tha Murrizi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË ARDHURAT KUR BOTA ISHTE NË IZOLIM/ Pandemia ndihmoi miliarderët amerikanë për të shumëfishuar pasuritë e tyre
Previous article ELONA CASLLI/ Vulgariteti nuk sensibilizon askënd

F.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT