Një konflikt fizik mes dy personave ka ndodhur në Ksamil, ku dy persona janë zënë me grushta dhe njëri shihet i lënduar.
Siç shikohet edhe nga pamjet njëri nga personat shikohet duke ikur, ndërsa personi tjetër i gjakosur. “O plehrë çfarë ke bërë” – dëgjohet zëri i një gruaje. Autori i dyshuar Agim Taraj që ka goditur është me precedentë penal. Ngjarja ka ndodhur buzë detit dhe në prani të pushuesve.


