• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“O ME MUA O E VDEKUR. FËMIJËT…”/ Vajza rrëfen tmerrin nga ish i dashuri pasi zbulon se ishte i martuar: Nxori pistoletën…
Home
Aktualitet
Kronikë

“O ME MUA O E VDEKUR. FËMIJËT…”/ Vajza rrëfen tmerrin nga ish i dashuri pasi zbulon se ishte i martuar: Nxori pistoletën…

16 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte.

“Ai ishte i martuar dhe ka dy fëmijë ndaj i kërkova të ndaheshim”.

Por pikërisht kjo kërkesë e vajzës e ka agravuar situatën dhe ka tjetërsuar të dyshuarin A. K, që si fillim e ka akuzuar “të dashurën” për tradhti, dhe më pas ka shtuar dozat duke e kërcënuar.

Sipas dosjes që gazeta Si disponon në përfundim të hetimeve i riu përfundoi nën akuzë për përndjekje duke qenë se ka kundër tij një sërë provash si dhe ka kryer një sërë veprimesh që kanë shkaktuar tek ish e dashura e tij stres dhe ankth të vazhdueshëm.

“Ky person më kërcënoi dhe në një moment ngriti bluzën dhe më tregoi pistoletën, kërkoi që të dilja nga lokali ku gjendesha me shoqërinë dhe ta sqaroj”, rrëfen e reja sipas të cilës sjellja e tij u rëndua pasi ajo i kishte kërkuar ndarjen.

“Filloi të më përndjekë duke më shkaktuar ankth dhe frikë për jetën. Isha e ulur në një lokal pranë 11 janarit, kur më telefonoi A. K. më pyeti ku ndodhesha. Kur erdhi dhe kërkoi sqarim i kërkova që nëse kishte ndërmend të vazhdonte duhet të vendoste ose mua ose gruan, por ai m’u përgjigj me ironi duke më thënë se nuk më iku koha dhe se kisha kohë për të krijuar familje”.

E reja citon frazën e A. K “më tha nuk i lë dot fëmijët, do pi kokrra dhe do vdes më mirë”.

Pikërisht kjo deklaratë e ka bërë akoma më të vendosur vajzën që sipas dosjes që gazeta Si disponon i ka kërkuar të martuarit që të largohej dhe ta linte në jetën e saj.

“Gjatë gjithë natës më shkruante që gjasme ishte në spital, por në të vërtetë nuk ishte në spital. Kur fliste në telefon se thoshte se nuk dinte sa do ta mbanin, befas më preu rrugën me makinë tek 21 dhjetori dhe bërtiti të gjeta“.

E reja shton se e alarmuar ajo ka devijuar rrugën dhe ka hyrë nëpër rrugica por që është ndjekur me makinë nga ish i dashuri derisa ka hyrë në një rrugë pa krye. “U afrua tek xhami i makinës, por e bllokova. Tentoi ta hapte derën, por nuk mundi. Më shau me fjalët më të pista dhe më kërcënoi”, shton vajza.

Sipas prokurorisë në vendngjarje kanë ndërhyrë disa të rinj që kanë sfumuar grindjen dhe pas qetësimit e reja ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë drejt komisariatit më të afërt ku dhe ka kërkuar ndihmë.

Vajza tregon “ky person është i fiksuar, kërkon të më mbajë nën kontroll dhe të më mbajë në lidhje me pahir. Ai kërkon të mbajë dhe gruan me dy fëmijë dhe mua që më kërcënon o me mua o e vdekur”.

Por e pyetur nga policia se përse nuk ka kërkuar ndihmë më herët ajo përgjigjet “kisha menduar se në mënyrë paqësore do kthehej tek gruaja dhe do më harronte, por gjendja sa po vjen dhe acarohet, ndaj në këtë moment nuk pashë zgjidhje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI JEP ALARMIN/ Ja organet që dëmton koronavirusi, katër muaj pas infeksionit
Previous article IRONIZON PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE NË PD/ Balla: Nuk hyjmë në çështjet e brendshme, ku Genc Ruli lan hesapet me Ervin Salianjin

s.autor

Postime të ngjashme

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT