Gazetari Mustafa Nano ka kërkuar ndjesë publike nga studio e emisionit “Opinion”, në lidhje me paraqitjen e tij dy ditë më parë në të njëjtën studio, kur ofendoi deputetin demokrat Ervin Salianji. Nano u shpreh se ka reflektuar në lidhje me paraqitjen e tij dhe i kërkoi ndjesë opinionit publik.
“Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë”, u shpreh gazetari Mustafa Nano.
Debati që degradoi në fyerje, ndodhi pikërisht pasi deputeti Ervin Salianji publikoi video-përgjimin e Fredi Alizotit.
DEBATI
Nano: Ju mor ju që mbroni këta, idiot, më dëgjo mua ti, idiot
Salianji: Ju jeni, nga koka te këmbët, e kupton?
Fevziu: Pse e personalizoni tani?
Salianji-Nanos: Po lere mo tani, do më drejtohesh ti mua personale
Nano: Po c’të drejtohem personale ty, ti je një zuzar i vogël, po ca personale kam me ty unë
Salianji: Po cfarë, ca zuzari, nxirre provën, me cfarë prove flet
Nano: Po ti je një xhuxh mo
Salianji: Ma thuaj pak, ku jam zuzar unë, ja ma thuaj, ku
Nano: Ti je një palaço, bashkë me shokë të tjerë. Nuk doja ta thoja, por më bëri përshtypje se je edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë
Salianji: Ma thuaj pak ku, ku?
Nano: Unë të shoh ca bën gjithë ditën mo
Salianji: Po ku ma thuaj pak, do tërheqësh vëmendjen nga kjo, këtë do bësh?
Nano: Ti nuk e ke merituar që të kam dhënë dorën, a e kupton, unë të kam dhënë dorën në nja dy raste, nuk e ke merituar
Nano-Fevziut: Një njeri si ai nuk mund t’i thotë ato fjalë një njeriu si unë që kam 20 vjet që bëj vetëm gazetarin, kam qëndrime, sigurisht, shpeshherë të forta, po nuk lejoj një njeri që të më flasë me ato fjalë, unë e di ca do dalë që ai djalë do përgënjeshtrojë veten, do thotë më kanë blerë disa të tjerë.