Berisha: Rama është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh në Europë dhe një nga tre shpresëvrasësist më të mëdhenj në botë.
Të gjithë baltën që hodhi Edi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë të gjithë shqiptarët e mbajnë mend.
Të gjithë mbani mend atentatin që ai organizoi me një mjeran të paguar për të bërë që zëri ynë të heshtte. Por ai mori turpin botëror, zëri ynë ushtoi në gjithë botën. E vërteta kurrë nuk mbulohet dot. E vërteta gjithmonë triumfon. E vërteta jonë bëhet gjithnjë e më ndriçuese në Shqipëri, por edhe te miqtë tanë kudo në botë. Sot mediat e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë. Sot mediat e mbarë botës prej dy javësh mbajnë në faqe të para skandalin më të madh korruptiv të këtij shekulli.
Në këtë superskandal, Rama i vetmi kryeministër i cili përmendet 14 herë në aktpadinëe çështjes në të cilën ai korruptoi dhe përdori si vrasës me pagesë kundër opozitës njërin nga zbuluesit më të fuqishëm të planetit. A ka krim antikushtetues më të shëmtuar se ky. A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi se sa ky. A ka turp më të madh për Shqipërinë se ky akt. Sot Shqipëria bën lajmet e botës sepse narkokryeministri i saj pa ideal, ma pfe, pa flamur, korrupsion shefin e kundërinteligjencës së FBI-së.
Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për hyrjen e saj në NATO, sot Shqipëria bën lajmin e botës sepse km i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit.
O besëprerë, kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti, jep dorëheqjen, largohu!
Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA-ve, vendit që udhëheq NATO-n, Edi Rama nuk është më legjitim. Ai nuk mund të jetë kurrë km i Shqipërisë, atë nuk e shpëton asgjë, asnjë skup, asnjë marrëveshje, as një gënjeshtër, asgjë tjetër, jep dorëheqjen dhe largohur!
Edi Rama këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke futur në tunele tanket dhe autoblindat e ushtrisë. Tani të them këtu ato largoji nga Surreli, gjysmën e tyre çoji në Ukrainë, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank. Mjerë ti që mendon se mund të mbrohesh në këtë mënyrë.


