• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“O BA KJO ËSHTË BLUZA IME”/ Ervin Karamuço pranon se ishte viktimë e Rozeta Dobit: Më vodhi unazën e martesës dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“O BA KJO ËSHTË BLUZA IME”/ Ervin Karamuço pranon se ishte viktimë e Rozeta Dobit: Më vodhi unazën e martesës dhe…

10 January, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në emisionin “Opinion” se ka qenë viktimë e Rozeta Dobit, pasi gruaja kishte punuar si pastruese edhe në banesën e tij.

Ai tha se ka qenë policia që e ka kontaktuar pasi ka konstatuar në tabulatet e Dobit numrin e tij, ndërsa Karamuço është shprehur se mes sendeve të vjedhura të Dobit ka gjetur edhe unazën e tij të martesës.

Karamuço tha se kishte konstatuar humbjen e unazës në shtator, kohë kur kishte lyer edhe shtëpinë.

“Unë e kam parë në shtator kur kam lyer shtëpinë. U zhduk unaza, ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Kur vajta në komisariat e vura në gisht. Ishte një unazë martese e thjeshtë floriri”, tha Karamuço.

 

Ai shtoi, se gjithashtu djali i tij ka konstatuar nga ekrani, që Havier Dobi mbante veshur një bluzë gjithashtu të vjedhur në banesën e familjes Karamuço.

“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj në ekran kemi vënë re që bluza që kishte veshur ishte e djalit tim. Më tha: O ba kjo është bluza ime”, tregoi Karamuço, që shtoi se familja e tij nuk dinte asgjë për ngjarjen.

“Kishim nevojë për një pastruese dhe vinte 3 herë në muaj me një pagesë prej 2 mijë lekësh. Kishte 20 familje që punonte. Gruaja ime e kishte marrë para disa ditësh dhe i kishte thënë kam një dhimbje koke”, tregoi Karamuço duke shtuar se se Dobi kishte 20 vite që punonte dhe kishte hyrë në shumë shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA NIS ME NJË MOT TË QËNDRUESHËM/ Ja çfarë sjell pasditja, parashikimi i motit
Previous article “BËRI LËMSH” shqiptarët dhe pretendoi se ishte i sëmurë, Luizi sqaron të vërtetën: Isha i frikësuar dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv Aktualitet

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv

TENSIONET NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT