• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NXORRI TË DASHURIN NË PRITË/ Gazetari zbardh prapaskenat: Vajza mund të jetë shantazhuar me video intime për t’u infiltruar si “karrem” te Billa
Home
Aktualitet
Kronikë

NXORRI TË DASHURIN NË PRITË/ Gazetari zbardh prapaskenat: Vajza mund të jetë shantazhuar me video intime për t’u infiltruar si “karrem” te Billa

29 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv tha se prokuroria e ka vendosur me shpatulla pas murit Adjola Lakrën me provat e grumbulluara si të implikuar në vrasjen e Billës.

Hasmi e kishte menduar mjaft mirë planin kundër Billës. Qyno tha se kishte qenë nëna e Sebastian Malit, që kishte ndikuar në lidhjen e Adjolës me djalin e saj.

Por si kaloi vajza mw pas në anën tjetër, të hasmit të të dashurit? Gazetari i Shqiptarja.com thotë se vajza mund të jetë shantazhuar me video intime, presion ose me lekë që të afrohej me Billën për të marrë informacion dhe për ta goditur më pas.

“Që në momentet e para është evidentuar se ngjarja kishte një prapavijë hasmërie mes dy familjeve në Dukagjin. Më të mistershme e bën përfshirja e një vajze që shërbeu sipas prokurorisë si ‘karremi’ që ka thirrur Billën dhe ka marrë informacion prej tij. Vajza ka mohuar faktin që nuk kam pasur dijeni që do ta vrisnin, ka pasur dijeni ka qenë se Billa ka qenë hasmi i Sebastian Malit, por ajo që e bën të çuditshme është fakti përse kapërceu në një lidhje intime nga Sebastian Mali te Hekuran Billa. Ky fakt e përfshin në dyshime të arsyeshme që ka shërbyer si karrem për të ekzekutuar Billën.

Vajza është personi që e ka thirrur në takim viktimën Hekuran Billa. Nuk do të merret 100% e besuar deklarata e vajzës, por prokuroria dhe policia kanë fakte të reja. Nuk vërtetohet se ka marrë para. Të gjithë të arrestuarit kanë dhënë alibinë e tyre. Hekuran Billa u lirua në 22 shkurt dhe 2 muaj më pas krijon një lidhje intime, kjo tregon se kjo është kryer për të vjelë informacion dhe një skenar për eliminimin fizik të Billës. Është një kapërcim i dyshimtë nga njëra lidhje te tjera të personazheve që janë hasm. Adjola është filmuar me Sebastian Malin, por thotë se e ka pasur ish-të dashur dhe fqinj në pallat.

Ajo ka treguar se ka qenë nëna e Sebastianit, parukere që ka shërbyer si indicie për të krijuar shoqërinë dhe lidhjen intime mes Sebastianit dhe Adjolës. Vajza është përdorur, qoftë, këtu mund të jetë përdorur shantazhi, video intime që mund të ketë pasur me Sebastian Malin, presioni apo dhënia e parave vetëm e vetëm për të krijuar një situatë për të marrë informacion për lëvizjet e Billës. Provat e vendosin me shpatulla pas murit. Kjo ngjarje e përfshin në një skenar mafioz për të ekzekutuar Billën. Ngjarja do të ketë pasoja të tjera, janë dy familje në hasmëri nga një zonë veriore, ku kanuni për cdo vrasje përkthehet në vrasje të njëpasnjëshme.

Policia po qëndron vigjilente për të mbajtur në mbikëqyrje dy familjet për të mos përshkallëzuar situatën e atentateve nga të dyja palët. Vajza ka bërë punë të ndryshme në Tiranë, call center. Por fakti që është bërë pjesë e pallatit ku banon Sebastian Mali e ka implikuar në këtë ngjarje. Me vullnetin e saj apo presionin e Malit, ajo ka dhënë informacione të herëpashershme, që del nga verifikimi i telefonit të Lakrës e përfshinë në një ngjarje të rënda” tha Qyno.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" MOTI NË MALIQ/ Breshëri shkakton dëme kolosale, dëmtohen dhjetëra ha tokë të mbjella (FOTOT)
Previous article EKZEKUTIMI I DY BIZNESMENËVE NË LAÇ/ Nis seanca ndaj Ilir Likajt (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT