• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NXORRI NË PRITË HEKURAN BILLËN/ 26-vjeçarja tregon njohjen me biznesmenin, policia i merr në mbrojtje familjen, i kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë
Home
Breaking News

NXORRI NË PRITË HEKURAN BILLËN/ 26-vjeçarja tregon njohjen me biznesmenin, policia i merr në mbrojtje familjen, i kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë

27 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje familjen e 26-vjeçares Adjola Lakra, e cila u arrestua pas dyshimeve se ka bashkëpunuar me vrasësit për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën, mbrëmjen e 11 qershorit në Komunën e Parisit. Policia i druhet ndonjë konflikti që mund të lindë me familjarët e saj, pas arrestimit të 26-vjeçares.

Vajzës i është ofruar edhe mundësia për të qenë bashkëpunëtore e drejtësisë, duke treguar emrat e personave të tjerë të përfshirë në ekzekutimin e Billës, të cilët nuk janë identifikuar nga policia. E pyetur nga hetuesit, vajza ka mohuar të ketë dijeni për planin e vrasjes, por ka thënë se për shkak të miqësisë që kishte me 22-vjeçarin Sebastiano Mali, ka pranuar që kundrejt parave të tregojë lëvizjet e Hekuran Billës, por pa e ditur qëllimin.

Ajo ka treguar se me Billën është njohur nëpërmjet Instagramit, të cilin ai e hapi vetëm 2 ditë pasi doli nga burgu me emrin Daja OTR. Pasi u bënë miq në këtë rrjet social dhe shkëmbyen disa mesazhe, u takuan. Vajza ka treguar se me Hekuranin nuk kishte një lidhje të vazhdueshme, por frekuentoheshin herë pas here, kur Hekurani vinte në kryeqytet. Edhe mbrëmjen e 11 qershorit e kishin lënë për t’u takuar në zonën e Komunës së Parisit.

Për të vërtetuar përfshirjen e Adjola Lakrës në këtë ngjarje hetuesit janë ndihmuar nga dëshmitë e mikeshave të 26-vjeçares, të cilat faktojnë njohjen e saj me Billën dhe nga dëshmia e një punonjësi të një biznesi që jep makina me qira, i cili ka thënë se ka parë 26-vjeçaren së bashku me Sebastian Malin disa ditë pas krimit.

Vajza ka treguar për policinë se nuk ka pasur asnjë dijeni për planin e vrasjes dhe kur mësoi se Hekuran Billa ishte vrarë kishte mbyllur çdo rrjet social dhe kishte ndërruar numrin e telefonit. Pas arrestimit të mikut të saj, Sebastiano Mali, ajo ishte zhvendosur nga Tirana në Berat, ku jetonte në banesën e një shoqeje, aty ku edhe u arrestua.

D3b234bb Cda5 406e B924 94978adb98ce
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOSOVA DUHET TË MBAJË ZGJEDHJE TË REJA"/ Eksperti për Ballkanin: BE të rikthejë rolin e udhëheqjes së dialogut
Previous article "KUR KE CI*ËN..."/ S’paska zënë mend. Kësaj here, Flavio Qarri ofendon publikisht Alba Hoxhën (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT