• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NXJERRJA E DOKUMENTEVE SEKRETE/ SHBA premton të gjejë burimin: Do bëjmë të pamundurën
Home
Nderkombetare

NXJERRJA E DOKUMENTEVE SEKRETE/ SHBA premton të gjejë burimin: Do bëjmë të pamundurën

12 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të “bëjnë të pamundurën” për të gjetur burimin e rrjedhjes së dhjetëra dokumenteve shumë të klasifikuara në internet, në komentet e tij të para publike që kur dokumentet dolën në dritë.

Zyrtari më i lartë i Pentagonit foli për herë të parë në lidhje me rrjedhjen e fundit të dokumenteve të klasifikuara amerikane të martën.

Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara do të hetojnë çështjen derisa të gjejnë burimin. Ai është zyrtari i parë i lartë amerikan që komenton incidentin, i cili përfshin ato që duken të ishin sekrete për luftën në Ukrainë.

“Ne e marrim këtë shumë seriozisht dhe do të vazhdojmë të hetojmë dhe kthejmë çdo gurë derisa të gjejmë burimin dhe shtrirjen e tij”, tha sekretari Austin.

Agjencia Reuters shqyrtoi më shumë se 50 nga dokumentet e klasifikuara në fjalë, të emërtuara “Sekret” dhe “Tepër Sekret”, të cilat u shfaqën për herë të parë në faqet e mediave sociale në muajin mars. Por Reuters nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumenteve.

Dosjet zbulojnë detaje të aftësive ushtarake të disa aleatëve dhe kundërshtarëve të SHBA-së. Disa nga informacionet më të ndjeshme thuhet se lidhen me fuqitë dhe mangësitë ushtarake të Ukrainës. Një dokument përmend gjithashtu numrin e vogël të trupave të forcave speciale perëndimore në Ukrainë.

“Dokumentet për të cilat kemi dijeni janë të datës 28 shkurt dhe 1 mars. Nuk e di nëse ka dokumente të tjera që kanë qenë online më parë. Këto janë gjëra që do t’i gjejmë, ndërsa do të vazhdojmë të hetojmë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe asgjë nuk do të na ndalojë të mbajmë Amerikën të sigurt”, tha sekretari Austin.

Sekretari Austin tha se ai u njoftua fillimisht për daljen e informacionit rreth një javë më parë. Çështja tani i ka kaluar Departamentit të Drejtësisë, i cili po kryen hetime.

Dalja e informacionit, që zbulon gjithashtu përgjime që Shtetet e Bashkuara mund të kenë bërë ndaj vendeve aleate, mund të jetë incidenti më i rëndë i nxjerrjes së sekreteve të SHBA-së që nga publikimi i mijëra dokumenteve në WikiLeaks në vitin 2013.

Disa ekspertë të sigurisë kombëtare dhe zyrtarë qeveritarë thonë se dyshojnë se autori i bërjes publike të sekreteve mund të jetë amerikan, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e temave të përfshira në këto materiale./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Kryebashkiaku i Selanikut: Rrënjët i kam shqiptare, gjyshja e nënës time nga Korça
Previous article BILANCI I FRIKSHËM/ OKB: Mbi 400 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT