• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NXJERRIN “BLLOF” BASHËN/ Epidemiologët dhe mjekët: Po marrim çdo muaj bonusin 1 mijë euro
Home
Sociale

NXJERRIN “BLLOF” BASHËN/ Epidemiologët dhe mjekët: Po marrim çdo muaj bonusin 1 mijë euro

16 October, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjekët, infermierët dhe epidemiologët deklaruan se marrin çdo muaj bonusin special të qeverisë, duke rrëzuar kështu deklaratat e kreut të Partisë Demokratike.

“Puna në terren vërtet është një punë e vështirë. Por kemi patur mbështetje për pjesën e logjistikës, për pjesën e bonusit. Është e vërtetë që bonusin e kemi marrë çdo muaj të plotë. Pjesa e terrenit pastaj është pjesë e vështirë. Është pjesë që fillon në mëngjes dhe nuk mbaron deri vonë. Por që ne do t’ja dalim”, tha epidemiologia Ermelinda Murati. Ekipet e epidemiologëve të Tiranës deri tani janë shtuar me 30%. Frida Bushati është pjesë e grupeve të reja të terrenit që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar për të gjurmuar, hetuar dhe testuar rastet e dyshuara, e cila thekson se kanë gjetur mbështetjen e nevojshme për të bërë punë e tyre.

“Si pjesë e grupeve më të reja të terrenit që është shtuar rishtaz bashkë me gjithë kolegët e mi, ne kemi thuajse dy muaj që punojmë këtu. Kemi gjetur një mbështetje të pamasë, të jashtëzakonshme nga gjithë stafi. Duam t’ju falenderojmë për mbështetjen qoftë morale, qoftë bonusit, pra shpërblesës ndaj kësaj pune”, tha specialistja e shëndetit publik Frida Bushati.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju përgjigj sot kryedemokratit Bashan ë lidhje me bonusin e mjekëve dhe infermierëve. “Ne kemi 8 muaj që mbështesim mjekët, infermierët, epidemiologët, dhe do t’ju mbështesim deri në ditën e fundit të kësaj epidemie me bonusin special dhe ndërkohë që nga viti tjetër do të bëhet realitet rritja historike e pagave 40 % për punonjësit tanë shëndetësorë”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JASHTËTOKËSORI" ISHTE PRANË LARGIMIT NGA "CAMP NOU"/ Messi pranon Chelsea-n, ja si Mourinho bindi argjentinasin
Previous article PROVAT/ Bagazhet në avion, rezervimi i hotelit dhe tamponët në Torino. Ja si Napoli apelon 3-0...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MALIQ/ 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

EMRAT/ 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra” Aktualitet

EMRAT/ 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra”

SHISNIN DROGË NË SHKOLLAT E TIRANËS/ Identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet Aktualitet

SHISNIN DROGË NË SHKOLLAT E TIRANËS/ Identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT