• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NXJERR “PADASHJE” SEKRETET E BERISHËS/ Ish deputeti i PD: Na tha se po të donte të mblidhte shtetin…
Home
Politikë

NXJERR “PADASHJE” SEKRETET E BERISHËS/ Ish deputeti i PD: Na tha se po të donte të mblidhte shtetin…

19 July, 2019 F.autor Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, që bënte thirrje për vëllavrasje para 30 qershorit, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, pas bllokimit të hotelit të tij, për shkak se nuk paguante taksa tek Tatimet.

Letra, e shkruar me nivelin e një kryetari komune, jo të një ish-deputeti, përmban edhe diçka interesante.

Bylykbashi padashje nxjerr një ‘sekret’ të Sali Berishës, nga një mbledhje me deputetët e PD-së, kur kjo e fundit ishte në pushtet.

Berisha shprehej në atë mbledhje, se pot ë donte, ai e mblidhte shtetin për një javë, por e linte me qëllim situatën ashtu, ku dominonte anti-shteti.

“Kur isha deputet, ne nje nga mbledhjet e Grupit Parlamentar te P.D., ne nje nga te henat qe mblidheshim (duhet te kete qene viti 2007), nje deputet i vjeter, i Veriut, i thote kryeministrit Berisha:

“Doktor, andej nga Fushe-Kruja, tym i madh nga furrat e gelqeres, po edhe keto tatimet nuk po punojne siç duhet, them t’i shtrengojme ca!”

Ai burri, uli pak koken, pastaj u drejtua dhe na tha te gjitheve: ”Ore djema, ju kujtoni se une nuk e mbledh dot shtetin per nje jave?! Por populli jone eshte i varfer, ta leme te vere ca dhjame, pastaj e shtrengojme shtetin””, kujton Bylykbashi.

Letra e plotë e Bylykbashit

Ç’kemi Z.Rama? Mire je?

Me mori malli! Te betohem!!

Qe ta dish, se nuk ka ndonje sekret. Ne po merremi me organizimin, po behemi gati te ndeshemi! Ato qe u bene me 30 Qershor nuk quhen! Edhe ti e di kete, pavaresisht se ben si i qete, kur viziton kotecat e pulave, apo stallat e viçave!!

Isha ne prokurori, se une paraqitem nje here ne jave per ate punen e Librazhdit, kur me thane:

“Po ju vene shiritat tek Hoteli!”

Shkova, i takova çunat qe kishin ardhur nga Tirana. Ishin djem te mire! Njeri ishte dhe fotograf!!

Qe ta dish!

Ne Llixhat e Elbasanit, ça është djathtas rruges jane pronat e vjetra te Bungove! Nga eshte dhe nena ime! Aty kemi nje Hotel, garrumbull, te gjithe bashke!! E kemi dhene me qera. Po ndryshojme qeramarresin!

Po ti i dergove me vrap çunat!! Po prit or burre!! E di qe te duhen leke! Po ku te jepen leke ty!! Ti gjithe leket tona po i ben rrush e kumbulla!! Po i çon tek Banka Jote (e Lindes) !! Po pse per Zahon do punojme te gjithe ne?!

Degjo nje histori te bukur:

Kur isha deputet, ne nje nga mbledhjet e Grupit Parlamentar te P.D., ne nje nga te henat qe mblidheshim (Duhet te kete qene viti 2007), nje deputet i vjeter, i Veriut, i thote Kryeministrit Berisha:

“Doktor, andej nga Fushe-Kruja, tym i madh nga furrat e gelqeres, po edhe keto tatimet nuk po punojne siç duhet, them t’i shtrengojme ca!”

Ai burri, uli pak koken, pastaj u drejtua dhe na tha te gjitheve: ”Ore djema, ju kujtoni se une nuk e mbledh dot shtetin per nje jave?! Por populli jone eshte i varfer, ta leme te vere ca dhjame, pastaj e shtrengojme shtetin!!”

E kuptove?? Ti e ngrite tatim fitimin nga 10% ne 15%!! Dhe po largon gjithe fuqine punetore, por edhe trurin nga Shqiperia!!

Po le t’a leme kete punen e ekonomise, se e ke dh….. fare!

Po na bere dem te madh! Ta dish! Merrnin klientet ne telefon dhe pyesnin: ”Eshte mbyllur Hoteli, apo jo?”

Le qe ti nuk the gje…, po keta cunat e gazetave…, sidomos ata te “A1 Report”, si i ke…, apo jo?! Zjarr, i ke!!Zjarr!!

E di si zgjidhet kjo pune?

Hajde nje dite ne Elbasan! Rrime per dreke andej nga Luca!! E ke parasysh kush eshte? Ky qe ka organizaten me te madhe te P.S. ne Elbasan! Me lejen tende, do t’i them te na lejoje, te ngreme edhe ne, nje seksion te PD-se tek “Fish City”!

Se po e beme keshtu…, biznese te djathta…, biznese te majta…, shirita do kete gjithmone…!!!

Hajde, hajde! Hajde nje dite! Seriozisht e kam!

Une do marr me vete Leka Bungon, kushuririn tim, ti merr ke te duash! Me nje kusht, po filluat te shani Doktorin, apo Lulin, une do ju iki nga tavolina!!

Per ty e kam! Do te them dhe une ndonje gje, si te dalesh nga situata! Meqe kemi lozur dhe basketboll te dy!!

Lesho litar, se sa me shume kalon koha, me keq do ta kesh!! Ne po behemi gati!! Po e di si e kemi adrenalinen kete radhe, apo jo??!!

Po te pres!! Mire ardhsh!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Opozita ndoshta, por Basha kurrë!
Previous article EKSPOZUAN ARSENALIN E ARMËVE NË ELBASAN/ SHÇBA pezullon 4 drejtues të lartë policie

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT