Pavarësisht rritjes së standardeve të cilësisë së produkteve shqiptare, hyrja e tyre në tregjet e jashtme vijon të mbetet një sfidë jo e lehtë. Në mbështetje të eksportit të këtij potenciali të prodhimeve tipike vendase, Ministria e Bujqësisë dhe ajo për Europën dhe Punët e Jashtme kanë nisur një projekt të përbashkët.
“Eksporti është një sfidë jo e lehtë ndaj na duhet bashkëpunim dhe vendosëm të bëhemi bashkë me ministrinë e jashtme për të bashkuar forcat në këtë objektiv që i kemi vënë vetes për të nxjerrë produktet shqiptare në tregun ndërkombëtar.”- u shpreh Peleshi
“Një nga qëllimet e projektit që ne kemi eksperimetuar me të gjithë trupën diplomatike ishte evidentimi i të gjithë restoranteve që menaxhohen nga shqiptarët..dhe një pjesë e tyre janë të gatshëm të përfshijnë si pjesë të asortimentit të tyre mallrat që vijnë nga Shqipëria”- tha ministri Bushati
Sipas ministrave të Bujqësisë dhe atij të jashtëm, paralel me këtë projekt po punohet edhe për rritjen e promovimit të prodhimeve tipike vendase dhe certifikimin e tyre. Kjo përmes draft ligjeve që pritet të miratohen brenda këtij viti.


