• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NXITET NJË VALË E RE ZHVENDOSJEJE/ Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës
Home
Nderkombetare

NXITET NJË VALË E RE ZHVENDOSJEJE/ Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës

24 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e banorëve në periferi të qytetit të Gazës, duke shkaktuar një vale të re zhvendosjeje të dielën, njoftuan autoritetet palestineze. Zyrtarë shtuan se drejtori i spitalit të Gazës u plagos në një sulm izraelit me dron.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ndau në rrjetin X udhërin për evakuim, ndërsa fajësoi militantët palestinezë për këtë vendim, që sipas ushtrisë kanë kryer sulme me raketa nga zona në fjalë, në veri të Rripit të Gazës.

Për sigurinë tuaj, duhet të evakuoheni menjëherë në jug”, thuhej në postimin e ushtrisë izraelite. Sulmet me një seri raketash të shtunën u morën përsipër nga krahu i armatosur i Hamasit, i cili tha se kishte patur si objektiv një bazë të ushtrisë izraelite.

Në pamjet e transmetuara në mediat palestineze, të cilat agjencia Reuters nuk mund t’i konfirmojë në mënyrë të pavaruar, dukeshin banorët që largoheshin nga zona Shejaia, mes tyre edhe fëmijë, duke ecur në këmbë, me çanta në shpinë

Familjet që jetojnë në këto zona filluan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi ra nata të shtunën dhe në orët e para të së dielës, thanë banorët dhe mediat palestineze. Kjo është vala e fundit të zhvendosjes, mes shumë të tillash që kur nisi lufta 13 muaj më parë

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se të paktën 10 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në dy kapmet Al-Maghazi dhe Al-Bureij gjatë sulmeve të së shtunës.

Banorët e Gazës po përballen gjithashtu me shira të rrëmbyeshëm që kanë përmbytur qindra tenda në të gjithë rajonin, duke dëmtuar ushqimin e tyre dhe ato pak veshje që kishin mundur të merrnin me vete.

Autoritet e emergjecave civile palestineze thanë se mijëra të zhvendosur ishin prekur nga përmbytjet sezonale dhe kërkuan tenda të reja dhe ndihma të tjera për banorët.

Ndëkohe Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit European, Josep Borrel, bëri thirrje të dielën gjatë një vizite në Bejrut për më shumë trysni ndaj qeverisë izraelite dhe grupit Hezbollah për të pranuar propozimin për armëpushim të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

Një sulm izraelit në rajonin Baalbek në Liban la të vrarë 17 vetë, mes tyre një nënë dhe 4 fëmijët e saj, sipas të dhënave të Ministrisë së Shendëtësisë së Libanit.

Këto të dhëna nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET VRASJA E EDUART REÇIT/ Policia: Autorët dy vëllezër, njëri oficer policie
Previous article VRASJA E MARTINIT/ Policia e Shtetit REAGON pas deklaratës të babit të 14-vjeçarit të plagosur: Nuk ka një autor të dytë...

s.autor

Postime të ngjashme

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka Botë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT