• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NXËNËSIT E SHKOLLAVA I BASHKOHEN MBJELLJES SË 100 PEMËVE/ Veliaj: Kishën e Shën Prokopit do ta rikthejmë siç ka qenë
Home
Sociale

NXËNËSIT E SHKOLLAVA I BASHKOHEN MBJELLJES SË 100 PEMËVE/ Veliaj: Kishën e Shën Prokopit do ta rikthejmë siç ka qenë

26 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kisha e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit, e cila gjatë regjimit komunist u shndërrua në bar-bufe, do të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme, në shërbim të besimtarëve të krishterë dhe vizitorëve të shumtë. Kjo ka qenë deklararata e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë mbjelljes së 100 fidanëve të rinj me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” dhe “Kongresi i Lushnjës”.

“Kjo quhet kodra e Shën Prokopit dhe po të shikoni fotot e vjetra të Tiranës, tani që kryeqyteti ka mbushur 100 vjeç, kodrat kanë qenë komplet të zhveshura, këtu në majë ka qenë vetëm kisha, të cilën do ta rikthejmë siç ka qenë. Tani nga maja e kodrës shohim mijëra pemë, të cilat nuk ndodhen këtu rastësisht, pra dikush përpara nesh i ka mbjellë. Para 5 vitesh rifilluam me aksionin e mbjelljes së pemëve dhe sot besoj çdo gjeneratë, edhe gjenerata jonë, ka për detyrë, një detyrë morale qytetare, që t’ia lërë gjeneratës tjetër qytetin më të mirë sesa e gjeti”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana i ka të gjitha mundësitë të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë edhe me teknologjinë e informacionit, por edhe në nisma të tilla si mbjellja e pemëve apo kujdesi për qytetin. “Jam super i lumtur që çunat dhe gocat më të mirë të “Qemal Stafës” na janë bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve. Kush punon, ecën përpara! Një qytet duhet të eci me të dyja marshet: edhe me teknologji të lartë, me aplikacione, me kodim, me softëare, me dizajn, sepse Tirana i ka të gjitha mundësitë të jetë një Kryeqytet Evropian i Rinisë edhe për teknologjinë e informacionit; por duhet të mbjellim edhe pemë, ta mbajmë pastër qytetin, të përdorim më shumë biçikletën dhe transportin publik”, deklaroi ai.

Teksa ftoi edhe të rinj të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme, Veliaj nënvizoi domosdoshmërinë për t’u kujdesur për mjedisin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra. “Shumë i lumtur që kemi çuna edhe goca në Tiranë që i kuptojnë të dyja këto elemente, kuptojnë që një shoqëri ecën duke u mbështetur te teknologjia, por nuk mund të përqafojmë teknologjinë në një qytet zhul, në një qytet që s’ka pemë, që s’ka oksigjen, që s’ka jetë dhe hapësira të gjelbra”, tha Veliaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KORONAVIRUSI"/ Edhe Juventus-Milan në rrezik, ja vendimi që mund të merret
Previous article NAMI KËTË PRANVERË/ Janë pesë aksesor flokësh që do të bëjnë diferencën në look-un tuaj

k.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT