• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUSJA NË LIBRAZHD/ “Gratë sipas Kanunit në dy raste vriteshin…”, Lubonja: Shoqëria jonë kërkon që gruaja t’i ruajë nderin…
Home
Aktualitet
Kronikë

NUSJA NË LIBRAZHD/ “Gratë sipas Kanunit në dy raste vriteshin…”, Lubonja: Shoqëria jonë kërkon që gruaja t’i ruajë nderin…

30 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Duke diskutuar për ngjarjen e ndodhur në Librazhd, ku nusja u zbuluan duke tradhtuar bashkëshortin në emigrim, në dhomën martesore, analisti Fatos Lubonja shprehet se në këtë histori “çështja” është nderi.

Në emisionin “Open” në News24, Lubonja thotë se nuk duhet harruar se nga vjen shoqëria jonë, teksa shton se në rastin e babait të vajzës i cili e ka dhunuar, ai ndoshta do ta kishte tradhtuar ndryshe të bijën, por shoqëria që e rrethon e “detyron” atë të sillet në atë formë që “ata duan”.

“Këtu nderi ka rëndësi shumë, këtu çështje nderi është, por çfarë kuptojmë me nder? Në Itali deri në vitet e ‘60, ka ekzistuar kodi “vrasja për nder”, burri kishte lehtësira dhe nuk dënohej nëse vriste gruan nëse e kishte tradhtuar.

Çështja e nderit lidhet me atë që quhet nderi i familjes, nderi i burrit. Ne vijmë nga Kanuni, sipas Kanunit tek ne gruaja në dy raste vritej, dhe ne vijmë që andej…  vritej kur thyente besën dhe kur tradhtonte, dhe kur bëhet fjalë për nderin, bëhet fjalë për nderin e burrit, që gruaja i ruan nderin.

 

Pra këtu problemi është, kjo çështja e nderit, femra jeton për t’i ruajtur nderin burrit, ky është një model që ekziston në këtë shoqëri dhe ai babai që rreh atë gocën, ka këtë hall, se i ka humbur nderi dhe si do e gjykojnë të tjetër. Ti mund t’i qash hallin vajzës në shtëpi, por në sy të të tjerëve do flasësh si duan të tjetër. Në këtë aspekt them se ka probleme kjo shoqëri… Nuk e di sa kemi avancuar”, tha Lubonja.

A mund të ndodhin këto në kohën kur ne jetojmë?

“Po si nuk ndodhin?! Rëndësi ka ta kuptojmë pse na vjen. Para ca kohësh në Itali një vajzë pakistaneze u dashurua me një italian, ndërkohë që familja e kishte fejuar me një pakistanez, dhe e vrau xhaja dhe i zhdukën trupin, tjetër është kodi italian dhe tjetër ai pakistanez, dhe ata kanë  kryer kodin e tyre. Në këtë kuptim, këto janë gjëra që në shoqërinë tonë ky është problemi, si të bashkëjetojmë…

Ne na bashkon një gjë, ligji! Respektimi i ligjit! Nëse ka shkelur ligjin, ata që kanë hedhur në Youtube videon, kanë shkelur ligjin, me kodin e vet ai mund të thotë që unë e vra,  por me ligj nuk e bën dot”, u shpreh Lubonja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË UDHETOJ POR GRUAJA IME..."/ Robert Aliaj përplaset me pastorin për videon e Librazhdit: S’ka tradhti! Pano: Po e sheh...
Previous article A JENI GATI? Noizy dhe Loredana bëhen bashkë dhe sjellin surprizën e verës

F.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT