• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUREDINI THA I VRASIM TË DY”/ Henrik Hoxhaj tregon planin e ekzekutimit të vëllezërve Haxhia: Për këtë mora 35 mijë euro!
Home
Breaking News

“NUREDINI THA I VRASIM TË DY”/ Henrik Hoxhaj tregon planin e ekzekutimit të vëllezërve Haxhia: Për këtë mora 35 mijë euro!

3 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Henrik Hoxhaj ka ofruar detaje të reja dhe shqetësuese në lidhje me atentatin ndaj vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, një ngjarje e ndodhur gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, kur Tirana ishte thuajse e boshatisur. Hoxhaj ka dhënë një dëshmi të gjatë përpara gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), duke zbuluar se atentati ishte planifikuar në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, një emër i njohur në botën e krimit të organizuar.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj ka treguar se diskutimet për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia ishin bërë me Dumanin, i cili e kishte shprehur shqetësimin se disa persona, përfshirë Altin Ndoci, po tentonin ta akuzonin atë për vepra kriminale që ai nuk i kishte kryer. Sipas Hoxhajt, Dumanin kishte kërkuar që të vepronte për të eliminuar kërcënimet që vinin nga individë të tjerë, që sipas tij, po e ngarkonin me ngjarje të tjera kriminale.

Ndoci, sipas dëshmisë, jetonte në zonën e Misto Mames, por lëvizjet e tij ishin të vështira për t’u gjurmuar pasi binin lehtësisht në sy.

“Ka qenë kohë Covidi. Tirana ishte bosh. Ndoci e kishte shtëpinë në Misto Mame, por aty binte shumë në sy dhe nuk e gjeje dot. Atëherë u vendos që të vritej një nga vëllezërit Haxhia, që ky të vinte në varrim dhe më pas të ekzekutohej. Sipas Nuredinit, këta ishin të gjithë bashkë me Talo Çelën. Objektivi ishte Besmir Haxhia. Do të ishte edhe Nuredini. Më duket se ma ka sjellë edhe një foto. Unë isha bashkë me Nuredinin. Shofer ishte Klevis Alla. Kur kam shkuar për këtë ngjarje, kam qëndruar dy ditë në shtëpinë e Nuredinit. Besmiri kishte disa makina me qira dhe një agjenci turistike”, ka thene Henrik Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, u vendos që objektiv të bëhej një nga vëllezërit Haxhia, me qëllim që pas vrasjes, objektivi tjetër të shfaqej në varrim dhe aty të ekzekutohej. Nuredini i kishte thënë se pas kësaj skeme qëndronin persona të lidhur me Talo Çelën.

“Për ngjarjen përdorëm tre kallashnikovë dhe një armë brezi. Ekzekutorë do të ishim unë dhe Nuredini. Ai donte ta bënim tek një lokal bastesh, ta thërriste aty. Unë nuk pranova. I thashë që ka shumë njerëz dhe do vriteshin njerëz kot. Më vonë u nisëm me një “Toyota” me portobagazh. Unë kisha një kallashnikov në dorë. Kisha edhe një armë të shkurtër aty pranë. Veshjet i kishim uniforma OFL. Kishim edhe maska silikoni, por unë nuk e vura”.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës në zonën e Shënavlashit. Kur automjeti i shënjestrës u pa nga shoferi i tyre, u konstatua se Besmir Haxhia ishte së bashku me vëllanë e tij.

“I vrasim të dy”, citohet të ketë thënë Dumani.

Pas një ndjekjeje të shkurtër dhe bllokimit të makinës së viktimave në trafik, autorët hapën zjarr.

Pas atentatit, ata u larguan drejt Tiranës. Kapuçët u hodhën në zonën e Vorës, ndërsa armët mbetën në makinë, e cila më pas u largua nga shoferi. Për këtë ngjarje, Hoxhaj deklaron se ka marrë 35 mijë euro.

“Dolëm në drekë nga shtëpia. Në Shënavlash, kur kaloi makina e tij, shoferi ynë pa që ishte me vëllanë. I tha Nuredinit që ishte me vëllanë. “E mirë”, tha, “i vrasim”. I ndoqëm për pak. Ata ecnin shpejt. Pastaj u bllokuan në trafik. U dolëm në anësore dhe hapëm zjarr. Qëllova edhe unë, edhe Nuredini. Nuredini zbriti nga makina. I thashë pse del kot, se kanë mbaruar. Nuredini qëlloi, por iu bllokua arma. Pastaj iu bllokua edhe tjetra. Pastaj mora unë armën. Zbrita dhe godita disa herë. Unë godita shoferin. Shoferi na çoi te makina e Nuredinit dhe shkuam në Tiranë. Kapuçët i hodhëm në Vorë. Armët i lamë në makinë, të cilën e mori shoferi. Për këtë ngjarje mora 35 mijë euro. Unë nuk kisha komunikim me Krymin. Kur mora vesh që ishte arrestuar Klevis Alla, i thashë Nuredinit: “Çfarë bën, na more në qafë”. Nuredini më tha: “Mos u shqetëso”. Kur është kapur ai, ka thënë që Altin Ndoci dhe Talo Çela kanë qenë mbrapa. Unë u habita dhe thashë: “Çfarë po thotë ky”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APELUAN MASËN E SIGURISË/ Apeli i GJKKO shtyn vendimin. SPAK: Prova të reja për çështjen AKSHI
Previous article I PËRGJIGJET SHEHAJT/ Balla: S’bëhesh dot politikan me para dhe ‘boost’ në Facebook

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT