• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUREDIN DUMANI SHFAQ PROBLEME SHËNDETËSORE/ I shoqëruar nga forcat speciale dhe RENEA dërgohet me urgjencë në QSUT
Home
Aktualitet
Kronikë

NUREDIN DUMANI SHFAQ PROBLEME SHËNDETËSORE/ I shoqëruar nga forcat speciale dhe RENEA dërgohet me urgjencë në QSUT

6 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, la qelinë këtë pasdite dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe vështirësi me frymëmarrjen, për pasojë mjekët kanë sugjeruar shtrimin e tij në spital. Dumani është shoqëruar nga forcat speciale të burgjeve dhe forcat RENEA drejt QSUT-së.

Nuredin Dumani është emër i njohur në botën e krimit. Dumani është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020. Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do t’u vriste familjarët.

I shumëkërkuari Nuredin Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA më 30 mars 2022. E gjitha ndodhi pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dumani u plagos në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan ishte larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”. Si i penduar i drejtësisë, ai ka dëshmuar për disa krime të ndodhura në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIKPRITJE DHE KULTURË NË KORÇË/ Grupet nga Spanja dhe Gjermania zgjedhin qytetin juglindor
Previous article HABIT Noizy: Po, do të bëhesha Ministër Kulture në “Rama 4”

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT