• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUMRI SA VJEN E RRITET/ 80 persona në vit vdesin nga aksidentet rrugore në Shqipëri
Home
Breaking News

NUMRI SA VJEN E RRITET/ 80 persona në vit vdesin nga aksidentet rrugore në Shqipëri

22 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Numri i aksidenteve rrugore ka njohur rritje nga viti në vit. Edhe 6-mujori i parë i këtij viti nuk kishte se si t’u mbyllte ndryshe, pasi nga Janari e deri në Qershor, Drejtoria e Policisë Rrugore ka regjistruar rreth 1100 përplasje automjetesh në të gjithë vendin.

Ky tregues është dy ose treherë më i lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, ka pasur afërsisht 150 aksidente më pak. Por Policia Rrugore mburret me faktin se numri i vdekjeve nga aksidentet është më ulët krahasuar me vitin e kaluar. Konkretisht në periudhën Janar-Qershor 2018 kanë vdekur nga aksidentet rrugore 80 persona. Ndërsa për 2017-n, kjo shifër ka qenë 89.

Një ndër masat e ndërmarra nga efektivët e Policisë Rrugore për të frenuar situatën e aksidenteve ka qenë rritja e ndëshkimit me masa administrative të drejtuesve të automjeteve. Në 6 muaj janë gjobitur rreth 20 mijë shoferë. Nga këta, 8 mijë për përdorim celulari në drejtim të automjetit.

Por “database” i të dhënave në Policinë Rrugore ka një tjetër qasje për aksidentet. Sipas shifrave vjetore, shkaqet kryesore të rritjes së numrit të aksidenteve është infrastruktura e dëmtuar rrugore dhe e papërfunduar në disa akse. Mungesa e tabelave, horizontale dhe vertikale si edhe shpejtësia e lëvizjes në rrugë.

Për këtë situatë të rënduar janë arrestuar edhe 236 drejtues mjetesh, të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit gjatë këtyre muajve të parë të vitit. Sezoni veror është edhe piku lëvizjeve të automjeteve në Shqipëri, pasi qarkullimi i tyre gati 3-fishohet nga ardhjet e turistëve, vendas e të huaj. Specialistet e Policisë Rrugore pohojnë se kjo kategori do të jetë potencialisht burim të aksidenteve rrugore, pasi nuk e njohim mirë terrenin dhe gjithashtu, ka mungesë të sinjalistikës rrugore, duke rritur në mënyrë progresive plagosjet ose vdekjet nga përplasjet e automjeteve./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E imja është më e mirë se e juaja ..."/ Oriola Marashi e bën dhe këtë. Shfaq pëlqimin për organin gjenital
Previous article Nis festivali famëkeq në Kinë, thirrje për të frenuar masakrën me qentë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT