• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUMËROHEN MBI 38 MIJË ZARFE TË DIASPORËS/ PS kryeson me mbi 55% të votave, PD me 28%! Rinis procesi i numërimit
Home
Politikë

NUMËROHEN MBI 38 MIJË ZARFE TË DIASPORËS/ PS kryeson me mbi 55% të votave, PD me 28%! Rinis procesi i numërimit

13 May, 2025 s.autor Politikë

Jo vetëm zgjedhësit brenda territorit shqiptar, por edhe diaspora po shpërblen socialistët. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, PS kryeson bindshëm edhe me votën e diasporës, sipas rezultateve paraprake.

Procesi i numërimit u ndërpre pak pas orës 01:00, për të rinisur në orën 08:30 të mëngjesit, edhe për shkak të lodhjes dhe kohës për pushim të komisionerëve e numëruesve.

Nga 38266 zarfe të numëruar deri tani (pas mesnate) nga gjithsej 194 889, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 21054 vota, që përbëjnë 55.42% të votave të numëruara deri tani, në tendencë rritjeje. Në vend të dytë është PD me aleatët, me 10762 vota ose 28,32% të votave, me tendencë rënieje.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 8.15 %, ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël: Partia Mundësia me 3.06%, Lëvizja Bashkë me mbi 2%, Partia Socialdemokrate me 0.95 %, Partia Koalicioni Euroatlantik me 0.65%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.61 %, Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.25%, Lëvizja Atdheu 0.15 %, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.13%.

Referuar qarqeve, në Berat PS kryeson me 69,23%, ndërsa PD ka vetëm 14,92%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka mbi 9% Lëvizja Bashkë mbi 2%, Partia Mundësia rreth 3%.

Në Shkodër, PD ka mbi 42%, ndërsa PS ka shënuar rritje në mbi 39%. Nisma Shqipëria bëhet mbi 4%, PSD mbi 7%, Mundësia mbi 2%, Lëvizja Bashkë rreth 2% dhe koalicionin Euroatlantik 1%.

Tiranën e kryeson PS me mbi 47%, ndjekur nga Berisha me aleatët me mbi 33%. Nga partitë e vogla kryeson Nisma Shqipëria bëhet me mbi 7%, Mundësia me mbi 4%, Lëvizja Bashkë me mbi 3%.

Në Elbasan, PS prin me mbi 63% të totalit të votave të numëruara për këtë qark. Në vend të dytë renditet PD me aleatët me mbi 19%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me mbi 10,%, ndërsa partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla.

Në Fier, PS kryeson me mbi 65%, ndërsa PD ka vetëm 17%. Lëvizja Bashkë, Nisma Shqipëri Bëhet dhe Mundësia ndjekin renditjen me përqindje të vogla.

Në Lezhë, PS është përpara me mbi 48%, PD-ASHM me mbi 36%, Nisma Shqipëria Bëhet dhe PSD i pasojnë me përqindje të vogla.

Në Korçë, PS kryeson me mbi 57%, ndërsa Berisha me aleatët 27%.

Në Kukës deri më tani PD ka 66%, ndërsa PS 25%. Nisma Shqipëria Bëhet, Mundësia dhe PSD ndjekin partitë e mëdha.

Në Dibër, PS ka më shumë vota deri tani, 62%, kundrejt PD me 26%.

Edhe në Durrës, PS ka më shumë, mbi 62% të votave të diasporës, ndërsa PD-ASHM ka 26%.

Në Gjirokastër PS ka mbi 59%, ndërsa PD 21%.

Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD, e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD , e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON NUMËRIMI NË QARKUN E BERATIT/ PS siguron 5 mandate, PS-ASHM merr 2 deputetë
Previous article SONTE NATA E PARË E EUROVIZION 2025/ 'Shkodra Elektrinike' performon e 12-ta

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT