Janë numëruar rreth 90 përqind e vendvotimeve në Maqedoni dhe shumica dërrmuese janë shprehur “pro” marrëveshjes me Greqinë për ndyshimin e emrit, që i hap rrugë integrimit në BE.
Nga 86.42% vendvotime të procesuara rezulton se, 91.27% përqind e votuesve janë shprehur “pro” pyetjes “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Ndërsa 5.80% kundër, sipas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve.



